Edhe pse nuk janë më deputetë, ata vazhdojnë të marrin pagë. Vetëm për muajt maj dhe qershor, nga buxheti i shtetit janë shpenzuar mbi 400 mijë për paga për deputetët e Kuvendit të Kosovës, i shpërndarë më 10 maj.
Qeveria në ikje e Isa Mustafës më 10 maj u rrëzua kur ish-deputetët vendosën të votojnë pro mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicioni PDK-LDK.
Pak orë më vonë, presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, nxori dekretin për ta shpërbërë Kuvendin.
Por, kjo nuk ka qenë ndalesë që buxheti i Kosovës të shpenzojë mbi 250 mijë euro për të paguar tashmë ish-deputetët.
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, përmes postës elektronike ka thënë për KALLXO.com se janë 14 deputetë të cilët kanë realizuar të ardhura vetëm më 10 maj, për shkak se të njëjtit kanë realizuar të ardhura nga institucione tjera.
“14 deputetë të Legjislaturës së pestë, në muajin maj 2017, kanë realizuar të ardhura vetëm deri më 10 maj 2017, meqë të njëjtit kanë realizuar të ardhura në institucione tjera. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj dhe kompensimeve për muajin prill dhe maj 2017 (deri në datën e shpërbërjes së Kuvendit), kanë qenë në shumën prej 250,013.07€ neto”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit të Kosovës për KALLXO.com.
Ndërsa mëditjet për muajin maj kanë qenë në vlerën 2 mijë e 938 euro e 76 centë.
Neni 14 i Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit specifikon që deputeti pas përfundimit të mandatit do e marrë pagën kalimtare, që do të thotë se deputeti do e marrë edhe për 12 muaj tjerë pagën.
Sekretari i Kuvendit të Kosovës ka treguar se mbi 155 mijë euro janë shpenzuar në qershor për deputetët e Kuvendit të shpërndarë më 10 maj.
“106 deputetë të Legjislaturës së pestë kanë realizuar të ardhurat e muajit qershor 2017. Shpenzimet e pagave për muajin qershor 2017 janë në shumë prej 155,390.91€ neto”, ka thënë sekretari i Kuvendit.
Kjo i bie që buxheti i Kosovës ka shpenzuar 1,465 euro për një ish-deputet.
Të gjithë ish-deputetët që nuk do të rizgjidhen ose që nuk do të punojnë në ndonjë institucion publik do vazhdojnë ta marrin pagën mujore prej 1 mijë e 465 euro për 12 muaj rresht.
Ish-deputetët gjatë qershorit nuk kanë marrë mëditje nga Kuvendi i Kosovës.
Emisioni “Jeta në Kosovë” kishte pyetur disa deputetë se sa është paga e tyre dhe askush nuk kishte dhënë shifrën e njëjtë me tjetrin dhe ka pasur prej tyre që nuk e ka ditur fare se sa është paga e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Normalizohet transporti publik në Shkup, studentët pasdite në protestë
Në rastin “Kobra”, babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje