LAJMI I FUNDIT:

Shtohet numri i milionerëve në Gjermani

Shtohet numri i milionerëve në Gjermani

Numri i qytetarëve gjermanë të cilët çdo vit fitojnë më shumë se një milion euro u rrit ndjeshëm, sipas Zyrës së Statistikave të Gjermanisë.

Në vitin 2013, 17.400 tatimpagues kanë raportuar të ardhura më tepër se një milion euro, që është 20 për qind më shumë se në vitin 2010.

Të ardhurat mesatare bruto në grupin e milionerëve raportohet të jetë 2.7 milionë euro, transmeton albinfo.


Me 79.200 tatimpagues të cilët kanë të ardhura më shumë se 250.731 në vit, kanë aplikuar normën më të madhe tatimore prej 45 për qind.

Në të njëjtën kohë, 9.6 milionë tatimpagues janë të përjashtuar nga pagesa e taksave për shkak se të ardhurat e tyre vjetore nuk i kalojnë 8,131 euro.