LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca për të dënuarit e rastit ”Monstra”

Shtyhet seanca për të dënuarit e rastit ”Monstra”

Edhe sot dështoi seanca e hapur në Gjykatën e Lartë për ankesën ndaj aktgjykimit të sjellë në Gjykatën e Apelit në Shkup, në lidhje me vrasjen në liqenin e Smilkovës, i njohur si rasti ”Monstra”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës, Asmir Alispahiq, i cili ka deklaruar se nuk do të jetë në Maqedoni në periudhën 28 qershor-10 korrik të këtij viti.

Seanca e radhës është shtyrë për më 12 shtator të këtij viti./Telegrafi/