LAJMI I FUNDIT:

E dhimbshme! Braktis foshnjën e porsalindur, e lë në oborrin e një shtëpie në Lagjen e Spitalit

E dhimbshme! Braktis foshnjën e porsalindur, e lë në oborrin e një shtëpie në Lagjen e Spitalit

Sot në orët e mëngjesit një qytetar në Lagjen e  Spitalit me tu zgjuar ka gjetur në oborrin e shtëpisë së tij një foshnje të porsalindur, e cila ishte braktisur nga nëna e tij.

F.S ka lajmëruar menjëherë policinë të cilët kanë shkuar në vend ngjarje dhe kanë dërguar foshnjën në spital.

“Rreth orës 5 të mëngjesit në oborrin e shtëpisë sime dikush ka lënë një foshnje të porsalindur. Kur u zgjova në mëngjes pash fëmijën e porsalindur duke qajtur dhe menjëherë lajmërova policinë. Policia ka ardhur dhe e kanë marr foshnjën dhe e dërguan në spital”, ka rrëfyer F.S për Telegrafin.


I njëjti ka shprehur dëshirën që fëmijës t’i gjendet dikush i familjes dhe ai që e ka bërë këtë gjest të merr dënimin e merituar.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar rastin.

“Mund t’ju konfirmoj se më datë 29.06.2017 rreth orës 05:30, në Prishtinë, Policia ka pranuar informacionin për gjetjen e një foshnje të braktisur dhe menjëherë njësitet relevante policore dhe ndihma e shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Autoritetet shëndetësore kanë marr foshnjën, e kanë dërguar në QKUK dhe sipas mjekut gjendja e saj është stabile. Është njoftuar prokurori, përderisa policia ka iniciuar rastin për hetime të mëtejme”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Kalo në kategori