LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Takimet të bëhen në Kuvend, jo në hotelet e Shkupit

Kasami: Takimet të bëhen në Kuvend, jo në hotelet e Shkupit

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot realizoi takim me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Jess Baily. Pas takimit, Kasami tha se në takim kanë sqaruar situatën në të cilën gjendet vendi pas formimit të qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është një komunikim i rregullt të cilin ne kemi vendosur dhe vazhdojmë të kemi me diplomat të huaj që ashtu siç kontribuan në përkrahjen e ndryshimit transferim të qetë të pushtetit, që të kontribuojnë edhe më tej bashkërisht me ndihmën e tyre të ndërtojmë një pushtet dhe të mos lejojmë që të na kthehet dhe të na ndodh ajo që na ndodhi gjatë qeverisjes OBRM-PDUKM-BDI”, deklaroi pas takimit Kasami.

Në një deklaratë për TV Shenja, Kasami ka komentuar edhe takimin e sotëm të liderëve të partive politike dhe mosprezencën e tij në këtë takim. Ai tha se është koha që koordinimet mes partive shqiptare të bëhen në Kuvend, dhe jo në hotele të Shkupit./Telegrafi/