LAJMI I FUNDIT:

Limaj takon ambasadorin italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Limaj takon ambasadorin italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Limaj dhe Ambasadori i Italisë në Kosovë,  Piero Cristoforo Sardi, biseduan për zgjedhjet e fundit, për situatën politike pas zgjedhjeve, dhe për tema tjera me interes për qytetarët e vendit.

“Veç procesit zgjedhor, në këtë takim u diskutua edhe për suksesin e NISMA’s në këto zgjedhje, sukses për të cilin kryetari Limaj tha se u jam mirënjohës të gjithë anëtarëve të NISMA’s, sepse ata janë më mëritorët për fitorën tonë të përbashkët.


Kryetari Limaj e ka falënderuar Ambasadorin Sardi, për kontributin e tij personal dhe të shtetit të Italisë, që çdo herë ka qenë e gatshme të ndihmoj Kosovën në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në rrugën drejt integrimeve europiane”, thuhet në njoftim.

Ambasadori italian Sardi, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës.

Në fund takimit, Ambasadori Sardi, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me NISMA për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori