Albin Kurti, i nominuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur për mediat serbe, lidhur me formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës, dialogun me Serbinë, e edhe formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Kurti në një intervistë për Blicin beogradas, ka thënë se Kosova duhet të ketë një ushtri prej 20 mijë pjesëtarësh, pasi sipas tij, rreth një për qind e popullësisë duhet të jetë e përfshirë në ushtri, përcjellë Gazetametro.net.
Lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti ka thënë se nëse ai merr drejtimin e qeverisë së Kosovës, ka një plan ekonomik dhe social për komunat veriore të vendit, të banuara me shumicë serbe.
“Ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh”, ka thënë Kurti.
Për qeverinë e re të Kosovës, Kurti ka thënë se nuk mund të ketë qeveri të re, me regjim të vjetër, duke aluduar këtu në koalicionin e PDK’së me AAK’në dhe Nisma’n, të cilët kanë fituar të drejtën për formimin e qeverisë, pasi kanë dal si grupacioni më i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.
Kurti ka thënë se ai si kandidat për kryeministër do t’i ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të filluar dhe për të udhëhequr bisedimet për të formuar një qeveri të re.
“Në radhë të parë ne do të diskutojmë me partitë e koalicionit të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Kosovën e Re, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, por edhe me disa deputetë të cilët janë pjesë e koalicionit PAN.
Për atë se si do të veprojë lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti ka thënë se dialogu aktual nuk ka vënë asnjë kusht për Serbinë, dhe bisedimet zhvillohen për çështjeve të brendshme të Kosovës. Prandaj, sipas tij, rezultati nuk mund të jetë i drejtë.
“Ky dialog krijon përshtypjen e normalizimit të marrëdhënieve, por në fakt vetëm ka thelluar ndarjen etnike. Ne nuk jemi kundër parimit të dialogut, por kundër një dialogu që Serbia përcakton rendin e ditës dhe temat. Serbia duhet të përmbushë një numër kushtesh për shkak se ajo i detyrohet shumë për Kosovën”, ka thënë Kurti.
I pyetur rreth deklaratave të tij kundër serbëve, Kurti ka marrë shembull komunën e Prishtinës e cila qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe në të cilën thotë se janë dy fshatëra të banuar me serbë, ku çdo gjë shkon në rregull.
“Kushtetuta dhe ligjet tona garantojnë përfaqësimin pakicave në parlament dhe në qeveri, duke përfshirë edhe serbët. Ne nuk i shohim serbët si Serbi. Ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh. Problemi është se një pjesë e serbëve të Kosovës nga instrumentalizohen nga Beogradi. Ka nga ata që e njohin Republikën tonë të përbashkët të pavarur dhe publikisht, dhe edhe më shumë e pranojnë privatisht. Në Kosovë, Serbia ka instrumentalizuar serbët lokalë përmes “Listës Serbe”, e cila shtrembëron vullnetin e qytetarëve serbë. E gabuar është që serbët dhe shqiptarët t’i shohim vetëm sipas identiteteve të tyre kombëtare. Të dy palët, shqiptarët dhe serbët nuk janë gjithmonë dhe kudo vetëm shqiptarë dhe serbë: ata të gjithë kanë rolet e tyre sociale dhe profesionet, të kaluara të ndryshme dhe ëndrra për të ardhmen”.
Sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë se ajo marrëveshje është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuse, pasi është vërejtur se Kushtetuta është shkelur në 23 pika. Sipas tij, Qeveria e korruptuar në Prishtinë e ka pranuar atë. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Kurti ka thënë se po tentohet të bëhet federalizimi i Kosovës, që vendin do ta kthente në një Bosnje tjetër. Ai ka thënë se kjo nuk do të lejohet, sepse sipas tij, nuk është në interesin e askujt që të ketë një republikë jo funksionale.
Kur është pyetur për ushtrinë, Kurti ka thënë se populli i Kosovës duhet të vendos dhe të ketë të drejtë të mbrohet.
“Kosova ka nevojë për një ushtri që të ruaj paqen. Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë një institucion që do të garantojë sigurinë, por edhe një partneritet me aleatët tanë – Shqipërinë, SHBA’të dhe integgrim në NATO. Krahasur me Serbinë e cila çdo vit ndan 500 milionë euro për ushtrinë, Kosova ndan dhjetë fish më pak. Aktualisht vetëm 50 milionë euro ndahen për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kosova ka nevojë për të ndërtuar ushtrinë e saj, në raport me popullsinë. Ne kemi rreth dy milionë njerëz, dhe sipas disa studimeve, është mirë që një për qind e popullsisë të jetë e përfaqësuar në fushën e sigurisë, dhe të mbrojtjes, që do të thotë se në radhët e policisë dhe ushtrisë të jenë rreth 18,000 deri në 20,000 anëtarë”, ka thënë Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!