Lidhja Demokratike e Kosovës po pret certifikimin e rezultateve përfundimtare për të marr vendim në organet e partisë nëse do t’i bashkohet Vetëvendosjes në një koalicion të mundshëm qeverisës, apo PAN-it, ani pse për këtë të fundit, zyrtarë të LDK-së thonë se aktualisht është e përjashtuar për një koalicion të mundshëm qeverisës.
Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, tha se LDK do të marr vendimin me të mirë për vete dhe se nuk do t’i bëhet patericë askujt.
Por ai thekson se ende nuk kanë vendosur as për koalicionin PAN e as për Vetëvendosjen për të bërë koalicion, sepse për këtë do të vendosin organet e LDK-së, në momentin e certifikimit të rezultateve.
Veliu thotë se çfarëdo vendimi që do të sjellin organet e LDK-së ata do të do të veprojmë ashtu.
“Sipas disponimit aktual ende nuk kemi vendosur, as për PAN-in, as për Vetëvendosjen. Ne do ta shqyrtojmë shumë mirë, do ta lexojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe do të vendosim atë që është më e mira për LDK-në….Nuk do të thotë që është opsion Vetëvendosja, ne e kemi thënë që jo me çdo kusht LDK do të tentoj të hyjë në qeveri, do ta ndjek rrugën e cila është më e mira për LDK-në. Do ta marr vendimin që është më i miri për LDK-në kësaj here dhe nuk do t’i bëhet patericë askujt”, tha Veliu.
Megjithatë, sipas numrit dy të LDK-së, menjëherë pas zgjedhjeve ekziston një qëndrim i koalicionit LAA, që të mos bëjë koalicion me PAN-in.
“Jo, një mundësi është e përjashtuar, ju e dini, i keni informacionet, ai qëndrim i LDK-së nuk ka qëndruar ende, ai qëndrim është prej ditës së parë pas zgjedhjeve kur partnerët e koalicionit e kanë diskutuar dhe e kanë marr një qëndrim të përbashkët se kësaj here nuk ka koalicion me PAN-in. Kështu është qëndrimi i partnerëve të koalicionit deri sot, nuk ka asnjë ndryshim”, u shpreh ai.
Mirëpo, as Vetëvendosje, sipas Veliut, nuk është opsion meqë koalicionin me PAN-in e kanë të përjashtuar, sepse kësaj here s’do t’i bëhen patericë askujt.
Në zgjedhjet e 11 qershorit, LDK-ja bashkë me partnerët e koalicionit, AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën, dolën subjekti i tretë, pas koalicionit PDK-AAK-Nisma që fituan zgjedhjet dhe Vetëvendosjes që doli e dyta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe