LAJMI I FUNDIT:

Pas vërshimeve Poroji i Tetovës i kthehet ngadalë normalitetit (Video)

Pas vërshimeve Poroji i Tetovës i kthehet ngadalë normalitetit (Video)

Fshati Poroj i Tetovës dalë ngadalë po i kthehet normalitetit, pas përmbytjeve të 5 qershorit. Sistemi i ujësjellësit është stabilizuar, ndërsa është pastruar edhe shtrati i lumit, nga rëra dhe gurët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Problemi i vetëm pas vërshimeve këtu në fshatin Poroj vazhdon të mbetet kjo urë, e cila, sipas punëtorëve, është e rrezikshme për kalim të qytetarëve, ndërkohë që, edhe përkundër këtij fakti, Qeveria ende nuk ka sjellë ndalim për qarkullimin, që të mund të rinovohet. Problem tjetër, mbetet premtimi i pa realizuar për urën e drurit që ndodhet në pjesën e epërme të fshatit e cila duhet të bëhet nga Armata e Republikës së Maqedonisë dhe komuna e Tetovës. As njëra dhe as tjetra, nuk kanë filluar punët në këtë drejtim”.

”E kemi paraqitur që është problem, mirëpo por për fat të keq deri më sot ende nuk kemi vendim nga Qeveria për ndalim të qarkullimit të veturave” tha për Alsat-M, Arif Arifi, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.


E pyetur se kur do fillojnë punët rreth ndërtimit të kësaj ure, kryetarja e komunës së Tetovës u përgjigj shkurt.

”Ne kemi bë vetëm një kalim për këmbësorët, ndërkohë që sa i përket Ministrisë së mbrojtjes, specialistët kanë qëndruar aty, kanë bë vlerësimet por presin të zvogëlohet më intensivisht sasia e ujit që të që të munden të punojnë”, deklaroi Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës.

Nga ana tjetër kreu i Bashkësisë Lokale të fshatit Poroj kanali vazhdon edhe më tej të vërshojë arat.

”Ai kanal ka disa vite që nuk është në funksion, nuk them që janë të mëdha përmbytjet e tij por problemi është aty. Na premtuan se do vinë ta shohin por deri më tani s`kemi asni informatë se kush përgjigjet për atë kanal”, tha Sulejman Ramadani, kryetar i Bashkësisë lokale Puroj.

Ndërkohë ditëve të fundit, në terren intensivisht po punojnë inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë, të cilët bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet . Sipas informatave paraprake janë shkatërruar rreth 50 hektarë tokë e mbjellë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti pret me ceremoni shtetërore homologun Mickoski

Kurti pret me ceremoni shtetërore homologun Mickoski

Lajme
Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Politikë
Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Lajme
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Kalo në kategori