Gjatë pesë viteve të fundit, sistemi arsimor, pa asnjë përjashtim, ka pësuar rënie në numrin e nxënësve, respektivisht studentëve. Bazuar ne te dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), si shkollat fillore dhe të mesme, ashtu edhe universitetet kanë nxjerrë në vitin 2015/2016 shumë më pak të diplomuar se sa në vitin 2011/2012, shkruan gazeta Koha.
Në harkun kohor prej pesë viteve ka rreth 11 mijë persona më pak, të cilët u kanë dhënë fund tre cikleve të arsimit. Kështu, nëse pesë vite më parë nga shkollat fillore dolën mbi 23 mijë gjysmë-maturantë, vitin e kaluar (2015/2016) numri i gjysmë-maturantëve kishte rënë për pesë-gjashtë mijë nxënës më pak, pra kishte rënë poshtë nivelit të 17000 gjysmë-maturantëve. Të dhënat e ESHS-së tregojnë rënie edhe në nivelet e tjera.
Shkollimin e rregullt të mesëm vitin që shkoi nuk e përfunduan as 23000 nxënës, kurse pesë vite më parë ky numër ishte më tepër se 25000. Rëniet janë ndjerë edhe në nivelin e arsimit të lartë, ku amplituda tregon gjithashtu zvogëlim të numrit të të diplomuarve në harkun kohor prej pesë vitesh. Pra, nëse vitin akademik 2011/2012 numri i të diplomuarve ishte mbi nivelin e10000-shit, pesë vite më vonë numri i njëjtë ra poshtë nivelit të 9000-shit. Rënia, sipas këtyre të dhënave, është konstante edhe sa i takon numrit në përgjithësi të nxënësve për prezencën në institucionet e arsimit parashkollor.
Kështu, nga 197 859 sa ishte numri i përgjithshëm i nxënësve të shkollave fillore, viteve në vijim ai numër zbret në: 194 055, 190 541, 188 361 dhe 185 119 nxënës. Rënia është reflektuar gati se njëlloj edhe në bazë të gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi, që do të thotë si paralelet në gjuhën maqedonase, si ato në gjuhën shqipe, turke dhe serbe, nga viti në vit kanë më pak nxënës. Për paralelet në gjuhën boshnjake nuk ka të dhëna, meqë këto paralele u regjistruan si të rregullta brenda sistemit të arsimit fillor nga viti 2015/2016. Megjithatë, parë nga aspekti demografik, nuk mund të thuhet se rënia e nxënësve, sidomos në arsimin fillor është pa dallime.
Diferencën, siç tregojnë të dhënat e ESHS-së, e bëjnë rajoni i Pollogut dhe rajoni i Shkupit, aty ku jo vetëm nuk ka rënie në numrin e nxënësve, por ku shënohet dhe numri më i madh i nxënësve në nivel të shtetit. Konkretisht, përcjell KOHA, shkollat të cilat gravitojnë në njësinë rajonale të Shkupit, vitin shkollor 2016/2017 e nisën me 64 659 nxënës, shkollat e rajonit të Pollogut me 30000 nxënës, ndërsa rajonet e jugperëndimit, Pellagonisë, Vardarit, juglindjes, lindjes dhe verilindjes, janë në kuotat e 13378 nxënësve. Krahas rajoneve të Shkupit dhe Pollogut, të cilat nuk kanë shënuar rënie në numrin e nxënësve vitin e kaluar, në këtë kategori bëjnë pjesë edhe shkollat e rajonit të Pellagonisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'