Si të zbardhni njollat e qafës me ngjyrë të errët: Tri trajtime natyrale
Është e pamundur që ta ndryshoni me ndonjë krem të posaçëm në pak kohë, ose kërkon një trajtim të veçantë të kushtueshëm. Po si mund të shmangni të gjitha këto dhe të arrini rezultatin që dëshironi, për t’u dukur shumë e hijshme dhe për t’u kujdesur për veten tuaj?
Të gjitha e keni këtë problem, që bie më shumë në sy në momentin që ekspozohemi në plazh, apo në ambiente me shumë njerëz në stinën e verës, por edhe pas saj.
Acanthosis nigricans është një gjendje e lëkurës, e cila krijohet si pasojë e djersitjes së tepërt, diabetit, çekuilibrit hormonal, etj., por edhe nga depilimi i gabuar me brisk, ose përdorimi i dyllit të nxehtë janë disa prej tyre.
Nuk shkakton simptoma të dhimbshme, por me kalimin e kohës mund të shkaktojë inflamacion, irritim të lëkurës dhe kruarje, përveç këtyre kjo gjendje nuk është aspak estetike.
Ka disa përbërës që ndoshta nuk ua ka marrë mendja dhe ata gjenden në kuzhinën tuaj.
Ja disa mënyra se si ta zbardhni atë:
1. Trajtim me lëng limoni
Lëngu i limonit heq qelizat e vdekura që gjenden pas qafës dhe e zbardh. Vendosni direkt në lëkurë disa feta limoni ose lyeni njollat me lëngun e tij.
Kujdes: Nuk duhet të ekspozoheni në diell për të paktën 1 orë nga trajtimi pasi mund të keni irritim të lëkurës.
Ky trajtim duhet përsëritur 2-3 herë në javë për të arritur rezultate sa më të shpejta.
2. Trajtim me kos e tërshërë
Kosi ka veti anti-infamatore, detoksikuese dhe hidratuese që ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura, kurse tërshëra shërben si një pastrues natyral për lëkurën.
Në një enë shtoni dy lugë gjellë kos dhe një lugë çaji tërshërë dhe përziejini derisa të formohet një pastë.
Vendoseni mbi njollat kafe dhe lëreni të veprojë për disa minuta duke e masazhuar me mollëzat e gishta.
3. Trajtim me sodë buke
Përzieni një lugë gjelle sodë buke me një filxhan ujë. Aplikojeni masën e përgatitur në zonat problematike dhe prisni derisa të thahet.
Shpëlahuni me ujë të pastër. Aplikojeni këtë metodë çdo mbrëmje.
Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ulja e kolesterinës mund të ndalojë rritjen e kancerit të fshikëzës urinare
Futeni në meny që sot: Ushqim i shijshëm që ka ndikim preventiv ndaj kancerit të gjirit!
A e dini përse nuk është mirë të rrini shumë gjatë pa seks? Këto janë pasojat!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite