LAJMI I FUNDIT:

De Biasi: FSHF do të dijë të zgjedhë pasuesin tim

De Biasi: FSHF do të dijë të zgjedhë pasuesin tim

Federata Shqiptare e Futbollit do të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur për pankinën e Kombëtares shqiptare.

Ky është mesazhi i dhënë nga ish-trajneri i skuadrës kuqezi, Gianni De Biasi, pas një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku u vlerësua për arritjet e tij me skuadrën tonë përfaqësuese.


“Federata do të dijë të zgjedhë, siç bëri edhe në rastin tim. Mendoj se është çasti më i mirë për të thënë se, edhe Duka do të bëjë një zgjedhje me kujdes dhe në liri të plotë. E rëndësishme është që trajneri, i cili do të vijë, të dijë t’i japë Shqipërisë mundësinë që të përmirësohet në të ardhmen. Nuk dua të ndikoj në zgjedhjet e presidentit Duka, por ai e di shumë mirë se, sa herë do të ketë nevojë për mua, do të më ketë gjithnjë në krah”, tha Gianni De Biasi, ish-trajner i Kombëtares.

Trajneri De Biasi theksoi gjithashtu se janë të shumtë ata që duan të marrin drejtimin e Kombëtares shqiptare, që tashmë është shumë interesante, transmeton tch.

“Shqipëria tani është një skuadër që tërheq dhe nuk ka qenë e tillë përpara disa vitesh. Është një kombëtare që u jep mundësinë shumë trajnerëve që të shfaqin vlerat e tyre dhe të bëjnë një figurë shumë të mirë, sepse ekziston mundësia e pjesëmarrjes në ‘Euro 2020’, që do të zhvillohet në të gjithë kontinentin. Kjo përbën një mundësi të mirë për çdo trajner, që të kualifikojë Shqipërinë për herë të dytë në një kompeticion të tillë”, tha më tej Gianni De Biasi.

Në fund, De Biasi nuk rezistoi dhe me tone humori përmendi 3 emra trajnerësh, si pasuesit e mundshëm të tij: Fabio Capello, Trappattoni, Lippi…ciao!

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori