Partia Demokratike zhvilloi mitingun e saj përmbyllës në qytetin e Tiranës. Në miting ishin të pranishëm edhe figura të PD-së, të cilët me herët kanë kritikuar kreun Lulzim Basha. Në këtë takim përmbyllës u vë re pjesëmarrja e Majlinda Bregut dhe e Eduard Selamit.
Partia Demokratike zgjodhi kryeqytetin për të mbyllur fushatës zgjedhore dhe pikërisht vendin ku qëndroi e ngritur çadra e protestës para Kryeministrisë.
Ne kemi një plan, theksoi Basha, që është i njëjti plan që kanë vendet më të zhvilluara europiane. Ata nuk janë më të mirë se ne. Ata thjesht kanë patur një fillim më të mirë. Por ne duhet ti arrijmë. Ne mund të sjellim këtu investime dhe ta vëmë Shqipërinë në punë.
“Dita e diel ndan gjithçka. Gjithcka varet nga dita e Dielë. Ju që e keni vendosur mos harroni ditën e Dielë, mbushini qendrat e votimit, merrini me vete familjarë dhe shokët tuaj. Ju që akoma nuk e keni vendosur në këto 48 orët e fundit. Dijeni mirë se ne të gjithë jemi shqiptarë, ne të gjithë jemi krenarë që jemi shqiptarë, ne duam flamurin kuq e zi ne krenohemi me Ismail Qemalin e Skënderbeun. Por të dielën nuk votohet nuk për Ismail Qemalin, të dielën nuk votohet për Skënderbeun, të dielën votohet për ekonominë tuaj, për punën dhe punësimin tuaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj , për dinjjitetin e prindërve dhe pensionistëve.
Ndaj këto zgjedhje kanë dy zgjidhje: të qëndrojmë kështu siç jemi me një njeri që katër vite nuk mbajti asnjë premtim, sepse nuk kishte prioritet hallet problemet, dhe prioritetet e qytetarëve, të qëndrojmë kështu sic jemi, me taksa të larta, me paratë që bëhen fasada dhe palma. Asgjë nuk do të ndryshojë. Kjo është dera e republikës së vjetër. Do ta mbyllni atë derë! Dhe dera tjetër që do të hapim me votën për numrin 6, është dera e planit ekonomik, të vetmin në këto zgjedhje, me TVSH 15%, taksën e sheshtë 9%, me 1,5% të xhiros taksë biznesit të vogël dhe pullën fiskale që do të ndalojë njëherë e përgjithmonë terrorin e taksidarëve. Ne do ti japim frymëmarrje ekonomisë tonë. Vetëm taksat e ulëta sigurojnë investime, vetëm investimet sjellin ekonominë e fortë dhe vendet e punës që ju meritoni, dhe do ti keni me Republikën e Re”, tha Lulzim Basha.
Lulzim Basha e mbylli mesazhin e tij me fjalët: Nuk erdha në politikë për ambicie e protagonizëm personal, nuk erdha në politikë për pushtet e timon. Kam bërë dhe unë gabimet e mia. Por jam gati ti prij ndryshimit të të dytë të madh, pas vendosjes së pluralizimit, që është vendosja e Republikës së Re, të qytetarëve. Ndryshimi i dytë i madh, që është ekonomia e fortë, e nesërmja e sigurtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A