LAJMI I FUNDIT:

MKRS reagon në lidhje me lajmet rreth Stadiumit të Prishtinës  

MKRS reagon në lidhje me lajmet rreth Stadiumit të Prishtinës  

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka lëshuar reagim në formë sqarimi në lidhje me lajmet e përhapura se punëtorët e kontraktuar për të rinovuar Stadiumin e Prishtinës kanë bërë gabime trashanike.

Sipas MKRS-së, lajmet e lansuara nga disa media janë mohuar nga Federata e Futbollit, e cila ka demantuar këtë lajm duke theksuar se të gjitha punimet janë duke shkuar sipas parashikimeve dhe kushteve të kontratës.


Sqarimi i MKRS-së për stadiumin e Prishtinës

“Bazuar në shkrimin e publikuar nga Indeksonline lidhur me punimet në Stadiumin e Prishtinës: “Punëtorët bëjnë një gabim trashanik në Stadiumin e Prishtinës”, e sqarojmë opinionin e gjerë dhe futbolldashësit se ky konstatim nuk qëndron.

Sa i përket ngrohjes së fushës lojës (terrenit), ky pozicion nuk ka qenë fare i kontraktuar dhe i planifikuar që të përfshihet në punime në projektin e rinovimit të stadiumit të Prishtinës.

Punët në stadiumin e Prishtinës janë duke u zhvilluar sipas të gjitha rekomandimeve që kemi pranuar nga UEFA për Kategorinë e IV-të të Stadiumeve sipas Rregullores së UEFA-së. Në bazë të saj, stadiumi i Prishtinës, me dizajnin e ri, i plotëson kriteret e kërkuara që janë miratuar me 21 shtator të 2016-tës në Selinë e UEFA-së në Nyon nga gjithsej pesëmbëdhjetë ekspertë të fushave të ndryshme të ndërtimtarisë dhe aspektit funksional të objektit dhe sigurisë, kësisoj projekti është miratuar si tërësi.

Andaj, duam të sqarojmë gjithashtu për opinionin se, kompania e kontraktuar për ekzekutimin e punimeve nën mbikëqyrjen permanente të ministrisë, ka mandat dhe përgjegjësi për anën ekzekutive dhe cilësinë e punimeve të përcaktuara me kontratën e nënshkruar, pasi që projekti është duke u plotësuar vazhdimisht nga Projektuesit nën udhëzimet dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme edhe të Inspektorëve të UEFA-së.   

E sigurojmë publikun se MKRS-ja është e përkushtuar ta përfundoj këtë investim sipas standardeve të UEFA-s dhe në afatin sa më të shpejtë të mundur, me qëllim që të përmbushen standardet e kërkuara që Kombëtarja e Kosovës dhe klubet e futbollit të Kosovës të zhvillojnë garat ndërkombëtare”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League

"Ishte më shumë sesa të qëndroja në PSG, atë pozitë nuk do t'ia uroja askujt" - Mbappe flet për rinovimin e tij me PSG-në në vitin 2022

Ligue 1
Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

La Liga
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Kalo në kategori