Shoqata e Civilëve të Lënduar nga Minat në Kosovë i kërkoi Serbisë t’i paguajë kompensim njerëzve të lënduar nga shpërthimet e minave tokësore gjatë dhe pas luftës dhe i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës ta ngrejë këtë çështje në Bruksel.
Kreu i Shoqatës së Civilëve të Lënduar nga Minat, Avni Lubovci, i dërgoi një letër presidentit serb Aleksandar Vuçiq të mërkurën duke kërkuar kompensim për vdekjet dhe dëmtimet për shkak të minave në Kosovë.
“Minimi i tokave tona nga ana juaj ishte shkaku pse shumë shtetas të Kosovës humbën jetën ose pësuan lëndime të rënda trupore përgjithmonë”, thuhej në letrën që Lubovci i dërgoi Vuçiqit.
Në të njëjtën letër, të cilën Lubovci ia dërgoi edhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ai kërkoi që çështja të vihej në axhendën e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Institucionet tona janë të detyruara të merren me këtë çështje”, tha Lubovci për BIRN.
Një total prej 117 personash kanë humbur jetën për shkak të minave tokësore në Kosovë dhe 450 të tjerë janë gjymtuar, tha ai.
Vetë Lubovci humbi këmbën si rezultat i shpërthimit të një mine 17 vjet më parë.
“Shteti juaj është bërë arsyeja pse ne nuk mund të vazhdojmë jetën normalisht si të gjithë të tjerët. Përveç humbjes së gjymtyrëve, s’kemi mundur as të punojmë dhe të sigurojmë mbijetesën tonë”, shkroi ai në letrën e tij për Vuçiqin.
Lufta në Kosovë përfundoi në vitin 1999, pasi NATO ndërhyri për t’i dhënë fund fushatës ushtarake të Jugosllavisë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e lënë vendin të mbushur me mina tokësore të vendosura nga forcat e Beogradit dhe municione thërrmuese të përdorua nga NATO.
Kombet e Bashkuara deklaruan në vitin 2001 se Kosova ishte e pastër nga minat, por çminuesit vazhdojnë ende të pastrojnë municione të pashpërthyera në vend.
Fondi ‘Halo’ thotë se ai shpreson që minat e mbetura dhe bombat e vogla thërrmuese të mund të pastrohen deri në vitin 2020. /BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025