LAJMI I FUNDIT:

Thyhen dhe dëmtohen mbi 30 drunj dekorativë në shëtitoren e qytetit në Vushtrri (Foto)

Thyhen dhe dëmtohen mbi 30 drunj dekorativë në shëtitoren e qytetit në Vushtrri (Foto)

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, persona të panjohur kanë kryer një akt vandal , duke thyer dhe dëmtuar mbi 30 drunj dekorativë në shëtitoren e qytetit, që është bërë brigjeve të lumit Silnicë, që kalon në periferi të qytetit të Vushtrrisë.

Mësohet se për këtë ngjarje është vënë në lëvizje policia, e cila menjëherë ka hapur rast dhe është në përpjekje të gjetjes së autorëve. Komandanti i policisë, togeri Muhamet Alidema, ka deklaruar për portalin veriu.info se policia ka hapur rastin dhe është duke i zhvilluar hetimet intensive për kapjen e personave që kanë kryer këtë akt të shëmtuar, shkruan Veriu.info.


Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Vushtrri, Gani Ymeri,  i cili ka deklaruar se janë thyer dhe dëmtuar mbi 30 drunj dekorativë.

“Janë thyer dhe dëmtuar mbi 30 drunjë dekorativ mjaftë të kushtueshëm, të cilët i ka mbjellë dhe është përkujdesur Komuna. Në mesin e drunjtëve të dëmtuar ka edhe lloje të ‘Pollovnia’, të cilët Komuna i ka kultivuar rreth shëtitores së qytetit”, ka deklaruar Ymeri.

Lidhur me këtë rast Komuna kërkon bashkëpunimin e qytetarëve me policinë në mënyrë që ata që kanë kryer këtë akte të shëmtuar të dalin para drejtësisë.

Ky nuk është rasti i parë i dëmtimeve të drunjve në Vushtrri, të cilët janë dëmtuar edhe më parë, por jo në masë kaq të madhe.

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori