LAJMI I FUNDIT:

Egjipti vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme edhe për tre muaj

Egjipti vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme edhe për tre muaj

Egjipti do të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për tre muaj, pasi qeveria miratoi propozimin e presidentit Abdel Fattah al-Sisi për një gjë të tillë, njoftoi sot kabineti qeveritar.

Vendimi është marrë në kohën kur ka pasur një kampanjë kundër pakicës së krishterë në këtë shtet afrikan, shkruan Reuters.

Parlamenti në mënyrë unanime aprovoi gjendjen e jashtëzakonshme në prill të këtij viti, pas sulmeve me bombë në dy kisha që lanë të vdekur të paktën 45 persona.


Gjendja e jashtëzakonshme, e cila duhet të skadonte në fund të këtij muaji, është zgjatur edhe për tre muaj, thuhet në qëndrimin e qeverisë, gjë e cila nënkupton se kjo gjendje do të vazhdojë të paktën deri në fund të shtatorit, transmeton KosovaPress.

Egjipti po përballet me kryengritësit e Shtetit Islam në gadishullin Sinai, ku qindra ushtarë dhe policë janë vrarë që nga viti 2013. Grupi ka shtuar sulmet ndaj civilëve katolikë koptë, duke vrarë rreth 100 prej tyre që nga muaji dhjetor.

Policia ka vrarë shtatë persona në lidhje me dhunën kundër të krishterëve të enjten. Forcat e sigurisë gjetën militantët duke u fshehur në një kamp stërvitor në shkretëtirë, njoftoi sot Ministria e Brendshme e Egjiptit.

Në trend Botë

Më shumë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Kalo në kategori