LAJMI I FUNDIT:

OQM: Me pranimin e historisë së përbashkët me Bullgarinë, Zaevi hap “Kutinë e Pandorës”

OQM: Me pranimin e historisë së përbashkët me Bullgarinë, Zaevi hap “Kutinë e Pandorës”

Opsioni qytetar për Maqedoninën (OQM) përmes një komunikate porosit kryeministrin Zoran Zaev se me pranimin e historisë së përbashkët dhe festimin e përbashkët të festave vërteton tezën “një popull – dy shtete” dhe hap “kutinë e Pandorës”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev: Me Bullgarinë do ta festojmë Ilindenin bashkë
Lexo po ashtu Zaev: Me Bullgarinë do ta festojmë Ilindenin bashkë

“OQM tanimë dy vite paralajmëron se në Maqedoni do të instalohet qeveri marionete, detyra e së cilës është të rrënojë interesat nacionale maqedonase dhe të “t’u mbarojë punë fqinjëve”, thuhet në kumtesën e OQM.

Ata gjithashtu thonë se mund të bëjnë pajtim kombëtar, si në shembullin e Gjermanisë dhe Francës, por je edhe histori të përbashkët./Telegrafi/