LAJMI I FUNDIT:

Për 18 vjet regjistrohen 130 sulme ndaj gazetarëve

Për 18 vjet regjistrohen 130 sulme ndaj gazetarëve

Që nga viti 1999 deri më tani në tërë vendin janë hapur 130 raste për kërcënim, sulm, tentim vrasje dhe vrasje ndaj gazetarëve.

Kështu u tha në një konferencë e organizuar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Prokurori dhe Koordinatori në zyrën e Kryeprokurorit të shtetit për rastet e gazetarëve, ka bërë të ditur se që nga viti1999 deri më tani janë regjistruar raste të kërcënimit sulmit apo edhe tentim vrasje.


Që nga kjo periudhë sipas Kelmendit në Prishtinë janë 90 raste, në Pejë 4 raste, në Mitrovicë 16 raste, në Gjilan 9 raste, në Ferizaj 1 rast, ndërsa në Prizren nuk ka pasur asnjë rast.

Kelmendi ka theksuar se një numër i rasteve zgjidhet por ka edhe një numër i konsiderueshëm që ka mbetur pa u zbardhur.

Bashkim Zeqaj, prokuror i caktuar për rastet e gazetarëve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka thënë se raste e kërcënimeve ndaj gazetarëve do të shikohen me prioritet.

“Kemi pasur ngritje të rasteve të ngritjes së aktakuzave për kërcënime sulme ndaj gazetarëve. Do t’u rrimë mbi kokë prokurorët për zgjedhjen e rasteve që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj gazetarëve”, ka thënë Zeqaj.

Ndërsa, Vllaznim Surdulli, nga Policia e Kosovës, tha se Policia e mban primatin e transparencës dhe bashkëpunimit me gazetarët.

Kryetari i AGK-së Shkëlqim Hysenaj tha se tek rastet e gazetarëve një prej elementeve është që të gjitha gazetarët që janë kërcënuar gjëja e parë që duhet të bëjnë është të lajmërojnë Policinë.

“E dyta është që të rritet bashkëpunimi me AGK-në, që të na njoftojnë dhe të adresojmë rastet e tyre”, tha Hysenaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Politikë
Kalo në kategori