LAJMI I FUNDIT:

Mustafi: Sanchez mund të mbizotërojë kudo, edhe në Bayern Munich

Mustafi: Sanchez mund të mbizotërojë kudo, edhe në Bayern Munich

Shkodran Mustafi shpreson që Alexis Sanchez nuk do të largohet nga Arsenali.

Mbrojtësi gjerman ka folur për ofertat e shumta ndaj Sanchez nga shumë klube dhe një ndër to është Bayern Munich.

“Shpresoj që do të qëndrojë. Ai është një lojtar i klasit botëror. Ai mund të krijojë raste për çdo sulmues”.


“Alexis është lojtar i kompletuar. Është i uritur. Nuk do të doja ta humbnim”.

“Ai mund të luajë në çdo skuadër. Ai do të mbizotëronte kudo edhe në Bayern Munich”, ka thënë Mustafi për Bild. /Telegrafi/