LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 39 kg drogë në Kakavijë

Konfiskohen 39 kg drogë në Kakavijë

Policia kufitare Kakavijë ka sekuestruar 39 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 20.06.2017, punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër mbi fshatin Kakavije, në rrugën drejt liqenit të këtij fshati kanë konstatuar 3 persona, dy prej të cilëve transportonin dy çanta shpine ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike. Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave, ku u është bërë thirrje për të ndaluar.


Por të tre shtetasit duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat. Në brendësi të çantave kishte lëndë narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva, pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 39 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave. Materialet i kaluan Prokurorisë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për hetim të mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori