I rritur në një ambient që po kalonte nëpër kalvarë të zullumit dhe represioneve të sistemit komunist, tek Rashid Gorani po ngjizej ndjenja e kundërshtimit të këtyre padrejtësive. Familja e tij ishte vatra ku ai po brumosej me ndjenja të forta të atdhedashurisë dhe fetarisë, të cilat do ta shoqëronin jetën e tij me plot kontribute dhe sfida.
Babai i Rashidit (Daudi) ishte zejtar i njohur në qytetin e Pejës, në dyqanin e të cilit punoheshin gërshërë, brisqe, revole dhe pushkë. Nga dija dhe angazhimi i madh, Daudi arriti që ta konstruktonte një top nga buçima e të cilit sinjalizohej iftari në qytetin e Pejës me rrethinë.
Në kohën kur Kosova ishte pushtuar nga italianët rreth vitit 1942, këta të fundit, të ndikuar nga serbët dhe malazezët, kishin fuqizuar një vendim që përfundimisht të ndalohej ky “ritual”. Kjo ndalesë ka bërë që familja e Daudit “armën” e Ramazanit ta fshihnin në bunarin e shtëpisë, për të mos humbur nga kujtesa fizike dhe shpirtërore mjetin që u shërbente besimtarëve myslimanë aso kohe.
Se si Rashidi – i cili shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Pejë – nacionalizmin e shëndoshë e gravonte çdo ditë e më shumë në vizionin e tij, ka treguar i biri i tij, Besimi.
“Babai ka qenë pjesë e shoqatës ‘Bashkimi Shqiptar’, organizatë e pastër nacionaliste, por në asnjë rast e ndikuar nga komunizmi i Enver Hoxhës. ‘Bashkimi…’ e kishte bashkimin e trojeve shqiptare”, thotë ai.
Besimi ka treguar se drejtues i organizatës së lartcekur ka qenë vlonjati Skënder Skenderaj (kushëri i këngëtarit Alban Skenderaj), së bashku me disa anëtarë tjerë ku “secili e falte namazin dhe kryente obligimet fetare me përpikëri”!
“Anëtarë të këtij formacioni ishin edhe Hajrullah Gorani (i ati i publicistit dhe politikanit Dukagjin Gorani) – djali i xhaxhait të Rashidit – Muharrem Sylqa dhe Shemsedin Agusholli të cilët u dekonspiruan në vitin 1948 për të kaluar në arrati për një vit dhe për t’u arrestuar në vitin 1949”, ka thënë ai.
Në burg tashmë kishte rënë edhe mësuesi Ramë Geca që po e inspironte Rashidin dhe një pjesë të nxënësve të tij më ndjenja të kundërshtimit të komunizmit jugosllav i cili po i privonte shqiptarët dhunshëm nga e drejta e tyre për të jetuar bashkë dhe të lirë.
Geca ishte dënuar me tre vite burg, derisa Rashidi dhe Hajrullahu u dënuam me tetë respektivisht gjashë.
Kur u vë prapa grilave, Rashidi ishte i mitur dhe kjo bëri që ai të vuajë vetëm tri vite burg, për të vazhduar pjesën tjetër të jetës i survejuar dhe i burgosur përsëri – kohë pas kohe. Besim Gorani tregon se sa herë që Marshalli Tito e vizitonte një qytet në afërsi të Kosovë, i ati i arrestohej dhe mbahej në burg në periudha njëmujore.
Gjatë kohës që ai qëndronte në “hapsane”, u burgosën edhe patriotë dhe aktivistë të shquar të çështjes kombëtare, si Sylë Mehmeti (Nikçi), Hafëz Jakubi, Nezir Hoti – xhaxhai i Ukshin Hotit – me të cilët i vazhdoi t’i kultivojë raportet deri në frymën e fundit të tij.
“Të gjithë këta kanë bërë namaz dhe kanë agjëruar, pavarësisht torturave”, ka theksuar Besimi. “Baba ka agjëruar edhe në burg, duke mos e prishë një ditë të vetme. Pasi doli në liri, nga frika se mos ka gabuar në ndonjë rast gjatë ramazanave, ka agjëruar për dy vite rresht”, ka theksuar Besimi. “Nga historia e treguar e di që atë e kanë lidhur me pranga dhe kanë tentuar që t’i japin ujë që ta prishte agjërimin, por nuk ka pranuar”.
Pas lirimit të tij në vitin 1953, për shkak të karakteristikave të “këqija” në raport me sistemin, Rashidit për iu kishte marrë e drejta për të punuar dhe shkolluar. Ndërsa, pavarësisht dëshirës për të vazhduar studimet, mungesa e mjeteve financiare ia pamundësoi këtë gjë. Gjatë kohës në burg i vdes edhe babai, Daudi, gjë që e vështirësonte jetën dhe kujdesin për familjen.
Por, aktivitetin i tij kombëtar shtohe. Kështu, në vitin 1968, në dasmën e Suad Goranit kishte ngritur flamurin kombëtar, ndonëse kjo gjë penalizohej me burg. Ai ishte edhe një ndër organizatorët kryesorë të demonstratave të vitit 1968 në Pejë, ku nuk kishte munguar flamuri me shqiponjën dykrenare. Ai merr pjesë edhe në demonstratat e vitit 81, e ndihmoi edhe në formimin e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Momenti kur krisi lufta, atë e gjejmë duke e ndihmuar Ushtrinë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK). Rashid Gorani, në mesin e flakëve që kishin rënë mbi Drenicë, ishte pjesëmarrës në varrimin dhe në rivarrimin e familjes së Adem Jasharit. Më pas merr pjesë në varrimin e të masakruarve në fshatin Izbicë, për të vazhduar më pas me pjesëmarrjen në varrimin e dëshmorëve të parë në Gllogjan.
Ai kishte ushtruar detyrën e kryetarit të Këshillit të Ndërmjetës të Ngatërresave, organ që merrej – gjatë viteve të ‘90-ta – me shuarjen e hasmërive. Ai ishte edhe kryetar i Shtabit të Emergjencave – si logjistikë e UÇK-së. Sipas të birit të tij, ishte rrahur shpeshherë nga pushteti i asaj kohe, vetç pse e ndihmonte arsimin shqip në të gjitha nivelet.
Por, ishte 9 dhjetori i vitit 1999 koha kur agjëruesi dhe besimtari i devotshëm, që nuk la namaz dhe Ramazan që t’i ikte, vendosi ta jetësonte traditën familjare: sinjalizimi i hyrjes së iftarit përmes buçimës së topit. Topi tashmë i kondensuar dhe i dëmtuar rëndë, po dërgohej në një pjesë periferike të qytetit, që njihet si Tabje. Duke qenë agjerueshëm, me abdes, në ditë xhumaje, Rashidi e përgatit topin për ta dhënë lajmin e parë se erdhi iftari i parë në liri. Por, buçima e topit të vjetër me shumë se 50 vite, bëhet shkaktar që ai të ndërrojë jetë tragjikisht. Familjarët tregojnë se në xhepin e tij kishin gjetur dy hurme më të cilat Rashidi 68-vjeçar duhej ta çelte iftarin.
Besimi, duke mos e fshehur krenarinë që është edukuar në duart e një prindi të tillë, ka thënë se personaliteti i të atit është ndërtuar nga binomi komb dhe fe. Sipas tij, feja islame ka ndikuar që ai të jetë shqiptar i mirë dhe vetëmohues.
“Nuk duhet ta paragjykojmë fenë islame, se kinse ajo i largon njerëzit nga ndjenjat kombëtare dhe nga atdhedashuria. Mendoj se është e kundërta e për këtë e kam dëshmi figurën e babait tim”, ka shtuar ai. /www.30ditet.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtentati me katër viktima në Shkodër, arrestohen katër policë
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian