LAJMI I FUNDIT:

Yjet e njohura rikthejnë “Jumanji” (Foto)

Yjet e njohura rikthejnë “Jumanji” (Foto)

Jack Black e kishte shumë të lehtë të vinte në lojë kafshët-lodra në seancën fotografike për filmin e ri “Jumanji”. Atyre të vërtetave do t’u kishte qëndruar larg.

Në shfaqjen promocionale të filmit të ri që ndjek gjurmët e aventurës së vitit 1995 me të ndjerin Robin Williams, në krah të Black ishte edhe aktori tjetër protagonist, i njohur edhe si këngëtar, Nick Jonas.


“Nuk arrita ta shoh filmin kur doli në kinema në vitin 1995. Asokohe isha i zënë me gjëra të tjera. Por e kam parë më vonë dhe m’u duk i jashtëzakonshëm. I ka të gjitha të përziera bashkë, shumë bukur: aksionin, aventurën dhe komedinë. Robin Williams është thjesht gjenial dhe atje ka qenë në kulmin e vet”, ka deklaruar Jack Black, ction Top Channel.

Xhirimet e “Jumanji: Mirë se vini në xhungël” janë realizuar në Havai. Kasti i aktorëve përmban edhe emra të tjerë të njohur, duke nisur nga Dwayne Johnson, Karen Gillan e “Gardianëve të galaksisë” dhe komiku Kevin Hart.

Lojën e lashtë e të rrezikshme, këtë herë e zbulojnë katër adoleshentë derisa po pastronin bodrumin e shkollës.

Ajo i tërheq e i dërgon në mes të xhunglës dhe këtu nis edhe aventura. Në kinematë botërore, filmi do të shfaqet në muajin dhjetor.