LAJMI I FUNDIT:

Johnny Depp ofroi shitjen e patundshmërive për të ndrequr problemet financiare? E-mailet nxjerrin në shesh të vërtetën (Foto)

Johnny Depp ofroi shitjen e patundshmërive për të ndrequr problemet financiare? E-mailet nxjerrin në shesh të vërtetën (Foto)

Johnny Depp ofroi “shitjen e pasurisë së tij” në një përpjekje për të ndrequr situatën e tij financiare, por refuzoi të heqë dorë nga përdorimi i një avioni privat, ndërsa këmbëngul se fluturimet komerciale të zakonshme do të ishin një ‘makth i vërtet’ për të.

Aktori 53-vjeçar është i bllokuar në një betejë ligjore me ish-kompaninë e tij të menaxhimit,” The Management Group (TMG)”, të cilët kanë paditur Depp për keq-menaxhim të parave të tij, duke këmbëngulur se problemet e tij të parasë janë për shkak të vetin, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Tani firma ka dërguar e-mailin e aktorit si pjesë e një dokumenti prej 109 faqesh që lufton kundër përpjekjeve të tij, për të mbajtur ish-agjentin dhe avokatin e tij që të hidhej në gjyq në këtë rast.

Johnny ishte shumë grindavec, dhe këtë e dëshmon edhe emaili, i cili shpalos shkëmbimin e bisedës mes TMG Joel Mandel dhe aktorit, që daton që nga viti 2009.

Depp: Ish-menaxherët më vodhën 40 milionë pas shpinës
Lexo po ashtu Depp: Ish-menaxherët më vodhën 40 milionë pas shpinës

Biznesmeni i kërkoi klientit të tij të famshëm që të ‘marrë më lehtë’ shpenzimet e pushimeve, të vendosë një kufi për pjesëmarrjen e tij në një ankand të Muzeut Dilinger, dhe të kërkojë të ngrejë një takim për ‘të shikuar realisht me të ardhurat dhe shpenzimet, për të punuar së bashku se si të bëjnë më të sigurt faktin se shpenzimet janë kthyer në ekuilibër. ‘

Në përgjigjen e tij, Johnny, i cili në atë kohë ndante pushimet bashkë me fëmijët Lily-Rose(18) dhe Jack(15), me ish-partnerin Vanessa Paradis, premtoi se do të bënte atë që mundte për të ekuilibruar sa më shumë shpenzimet e tij.

Megjithatë një nga kërkesat që Johnny Depp e refuzoi kategorikisht, ishte ajo e udhëtimit, pasi Depp mendonte të fluturonte vetëm me aeroplan privat dhe jo me aeroplan të thjeshtë, pasi kjo do të ishte për të një ‘makth i madh i përmasave monumentale’, transmeton Telegrafi.

Sipas dokumenteve të marra nga emaili, Johnny duket t’i ketë shkruajtur kontabilistit të tij këtë përgjigje: “I dashur joel …Së pari, faleminderit që merreni me këto çështje dhe më kuptoni. Së dyti, po mundohem të bëjë më të mirën për shpenzimet e pushimeve, por vetëm aq sa mund të bëj, sepse më duhen shpenzime për fëmijët dhe gruan që të kalojmë një krishtlindje a më të mirë, por gjithmonë brenda arsyes”

‘Por, sa i përket situatës së avionit,., Unë nuk i kam të gjitha opsionet që janë në këtë moment. Një fluturim komercial me paparazit në tërheqje do të ishte një makth i madh i përmasave monumentale. Harro ankandin në Dilinger. Nuk keni nevojë për të.”

Ndërkohë, Depp është shquar gjithmonë për jetën luksoze që bën dhe shpenzimet marramendëse, të cilat e kanë sjell në këtë debat kaq të ashpër gjyqësor.

Jeta ekstravagante e Johnny Depp që i kushton dy milionë dollarë në muaj (Foto)
Lexo po ashtu Jeta ekstravagante e Johnny Depp që i kushton dy milionë dollarë në muaj (Foto)

Ka pasur konkludime tjera, në të cilat thuhet se ish-kompania e tij menaxhuese TMG, ka hedhur në gjyq aktorin, sepse po përpiqet të fsheh të ardhurat e dyshimta, si dhe mos-kujdesin maksimal që ka pasur ndaj menaxhimit të aktorit.

Gjithsesi, Gjykata Amerikane do të dalë me një vendim final lidhur me këtë ngjarje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Krahët e tij, vendi im i preferuar" - Diola Dosti duket më e dashuruar se kurrë pranë Erolld Belegut

Magazina
Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Magazina
“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Magazina
I kërkoi Xhensilës të hiqte dorë nga pasuria, zbulohet manovra e Bes Kallakut në moment të fundit - çifti përfundoi në dyert e gjykatës me dy padi

I kërkoi Xhensilës të hiqte dorë nga pasuria, zbulohet manovra e Bes Kallakut në moment të fundit - çifti përfundoi në dyert e gjykatës me dy padi

Magazina
Mozzik dhe Lotina Haziri pozojnë me unaza në gishtërinjtë e tyre - lindin dyshimet se mund të jenë fejuar

Mozzik dhe Lotina Haziri pozojnë me unaza në gishtërinjtë e tyre - lindin dyshimet se mund të jenë fejuar

Magazina
Ngeli shtatzënë në Big Brother? Sara Gjordeni tregon të vërtetën pas thashethemeve të shumta

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Sara Gjordeni tregon të vërtetën pas thashethemeve të shumta

Magazina
Kalo në kategori