LAJMI I FUNDIT:

Jeta ekstravagante e Johnny Depp që i kushton dy milionë dollarë në muaj (Foto)

Jeta ekstravagante e Johnny Depp që i kushton dy milionë dollarë në muaj (Foto)

Ish-menaxherët biznesorë të Johnny Depp kanë bërë të ditur se aktori bën një jetë tejet ekstravagante saqë shpenzon dy milionë euro në muaj, këtu përfshihen shpenzimet që i bën për pronat e shumta të tij, posedon 45 vetura luksoze, 70 kitara të shtrenjta dhe ka një apetit tejet të madh për verën.

Aktori shpenzon 30.000 dollarë në muaj vetëm për verë (Reuters)

Depp i ka akuzuar menaxherët e bizneseve të tij në dhjetor të vitit 2016 për keqmenaxhim, mospagim të tatimeve, se kanë bërë huazime të paautorizuara dhe kanë bërë mbipagesa për sigurim dhe shërbime të tjera që i kanë kushtuar dhjetëra miliona dollarë duke i shkaktuar telashe financiare. Me këtë rast, ai ka kërkuar dëmshpërblim prej 25 milionë eurosh.


Depp posedon koleksion prej 70 kitarave të shtrenjta (Getty)

Dhe në kuadër të kundërakuzës, menaxherët e tij kanë përmendur mënyrat ekstravagante të jetesës së aktorit që i kanë kushtuar shumë shtrenjtë.

Një prej rezidencave të Johnny Depp

Sipas The Hollywood Reporter, Depp ka shpenzuar 75 milionë euro për të siguruar, rinovuar dhe furnizuar 14 rezidencat e tij anekënd botës. Në këtë listë përfshihet vila prej 13.5 milionë dollarësh në jug të Francës, pastaj ishujt në Bahamas, disa shtëpi në Hollywood dhe një apartament luksoz në Los Angeles. Ai posedon edhe një fermë kuajsh në Kentucky, ndërsa të gjitha pronat e përmendura kanë staf të plotë që paguhen për punët që i kryejnë.

‘Corvette 1959’, një prej veturave të shtrenjta të Depp (Instagram)

Aktori ka shpenzuar miliona euro edhe në veturat luksoze. Ai posedon plot 45 automjete të tilla.

Jahti që e shiti për 25 milionë euro (Action Press/Rex/Shutterstock)

Depp ka pasur një jaht jashtëzakonisht luksoz, të cilën ia ka shitur autorit të “Harry Potter”, JK Rowling, për 25 milionë euro.

Ndërtesa ku i bleu pesë apartamente

Në periudhën 2007-2008, ai bleu pesë apartamente nën kulm në ndërtesën Eastern Columbia në Los  Angeles. Që atëherë, 53-vjeçari i ka shitur dy prej tyre për 12.78 milionë euro.

Një aeroplan Gulfstream GV me të cilin udhëton aktori

Depp refuzon të fluturojë me diçka tjetër, pos aeroplanit privat dhe vetëm për udhëtimet e tija mujore shpenzon 200.000 dollarë në muaj.

Stolitë janë pasioni i Depp (Getty)

Ai ka po ashtu koleksione të stolive të shtrenjta që shpesh i mban me vete. Përmendet një rast kur Depp kishte hyrë në një dyqan stolish dhe ka dalë jashtë me një manshetë diamanti në vlerë prej 400.000 dollarësh.

Nga koleksionet e Depp (Getty)

Aktori ka shpenzuar shumë miliona dollarë duke blerë koleksione të rralla dhe të shtrenjta hollivudiane, në mesin e tyre gjësende që i kanë poseduar Marilyn Monroe dhe Marlon Brando gjatë jetës së tyre. Po ashtu, Johnny ka blerë edhe vepra të shtrenjta artistike.

Punëtorët në rezidencat e tij dhe stafi i sigurimit i kushtojnë Deppit plot 300.000 dollarë në muaj. Për më shumë, ai ka shpenzuar rreth 10 milionë dollarë ndër vite duke i ndihmuar financiarisht miqtë, familjarët dhe disa prej punonjësve të tij.

Nëna e Johnny Depp (ETonline)

Këtu përfshihen shpenzimet për jetën e motrave të tij dhe nënës së ndjerë. Ai i kishte blerë nënës një shtëpi shumëmilionëshe në Hollywood dhe shpenzonte 35.000 dollarë në muaj gjatë kohës sa ajo ishte e sëmurë.

Po ashtu, Depp kishte themeluar një studio muzikore për një shok të tij të fëmijërisë që i ka kushtuar katër milionë dollarë.

Depp ka shpenzuar miliona për të plotësuar ëndrrat e miqve dhe familjarëve (AP)

Ndoshta shpenzimi më i veçantë i tij janë pesë milionë dollarët që i ka shpenzuar për të përmbushur ëndrrën e mikut të tij, Hunter S. Thompson, për t’ia shpërndarë hirin në mënyrë shumë të veçantë mbi Aspen të Colorados, pas vdekjes së shkrimtarit në vitin 2005. /Telegrafi/

Nëse kjo nuk do të mjaftonte, ai ka borxh prej 55.000 dollarësh në kredit kartela

Sa i përket sjelljeve gjatë realizimit të filmave, është thënë se aktori ka shkaktuar probleme gjatë xhirimeve të vazhdimit të ri, “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, duke pirë shumë dhe duke u vonuar në xhirime. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori