Rita Ora mahnit me linjat trupore, ndërsa pozon me bikini metalike gjatë pushimeve verore me miqtë në Mykonos


Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë pushimeve në Mykonos të Greqisë.
Artistja 35-vjeçare u shfaq me një bikini metalike me motive lëkure gjarpri, teksa po shijonte diellin në një jaht luksoz së bashku me miqtë e saj.
Rita dukej në formë të shkëlqyer, ndërsa u fotografua duke buzëqeshur dhe duke realizuar imazhe në bord, shkruan DailyMail.

Pas një zhytjeje në det, ajo u freskua nën dushin e jahtit, ndërsa nuk munguan as aktivitetet sportive gjatë ditës.
Në një moment, këngëtarja tregoi formën e saj fizike duke bërë paddleboarding, ndërsa më pas u pa edhe duke lundruar me një jet ski.

Përveç aventurave në det, Rita gjeti kohë edhe për relaks, duke bërë banja dielli në pjesën e përparme të jahtit dhe duke kaluar kohë me mikun e saj të ngushtë, Vas J Morgan.
Artistja mbrojti flokët e saj të shkurtra bionde platin me një shami të gjelbër, ndërsa stilin e kompletoi me aksesorë argjendi dhe një varëse të veçantë.

Para se të nisej për aktivitetet në det, Rita realizoi edhe disa fotografi në tokë, ku kishte kombinuar bikinin me një palë pantallona të shkurtra sportive në ngjyrë të kuqe, duke vënë në pah këmbët e tonifikuara.
Ajo dhe Vas J Morgan u panë gjithashtu duke vallëzuar dhe duke shijuar atmosferën festive gjatë lundrimit.

Të dy kanë ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e tyre, ndërsa Rita i ka përshkruar ato me fjalët: “Summer Diaries” (Ditari i verës).
Ndërkohë, Rita po vazhdon edhe me angazhimet profesionale.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi në kuadër të performancës së saj në festivalin Isle of Wight, ajo bëri të ditur se publikimi i muzikës së re mbetet prioriteti kryesor i saj për këtë vit.
“Kam përdorur këtë vit si një periudhë ndërtimi".

Muzika e re është në krye të listës sime dhe do të vijë shumë shpejt”, ka deklaruar këngëtarja.
Ajo zbuloi gjithashtu se gjatë këtij viti ka xhiruar dy filma në Australi dhe se do të dëshironte të luante në një nga projektet filmike të bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.

Rita dhe Taika janë të martuar prej gati katër vitesh dhe do të festojnë përvjetorin e martesës në muajin gusht.
Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni sekrete në vitin 2022, pasi ishte vetë Rita ajo që kishte bërë hapin e parë për propozimin e martesës.

Së fundmi, artistja ka folur edhe për kujdesin ndaj shëndetit të saj, duke treguar se po informohet dhe po përgatitet për ndryshimet që sjell menopauza në të ardhmen.
Ajo ka treguar se ka ngrirë vezët e saj në moshën 24 dhe 27-vjeçare, një vendim që e konsideron si një nga këshillat më të mira që ka marrë ndonjëherë nga mjekët.

Pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale, Rita vazhdon të shijojë verën me stil, duke kombinuar pushimet luksoze me planet për projekte të reja muzikore dhe kinematografike. /Telegrafi/

























































