LAJMI I FUNDIT:

Daka: Rezultatet janë të mediave, KQZ nuk ka shpallur rezultate përfundimtare

Daka: Rezultatet janë të mediave, KQZ nuk ka shpallur rezultate përfundimtare

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se shpallja e rezultateve do të bëhet pasi të përfundojë rinumërimi i kutive të votimit, rinumërimit të votave me kusht, votave që kanë ardhur përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Po ashtu, Daka tha se rezultatet do të dalin pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.


“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka shpallur rezultate përfundimtare dhe akoma nuk jemi në proces të certifikimit të tyre, pasi kjo do të bëhet vetëm pasi që të përfundojnë rinumërimet të kutive të votimit, pas rinumërimit të votave me kusht, votave që kanë ardhur përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta, gjithashtu, edhe pas përfundimit të gjitha procedurave ligjore në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Ne jemi duke punuar maksimalisht që këtë proces ta përmbyllim sa më shpejt që është e mundur, pra këto ditë kanë qarkulluar nëpër media lista të ndryshme të deputetëve, të emrave, këto janë vetëm ato të cilat janë publikuar nga mediat, jo nga KQZ-ja, atëherë kur publikohen nga KQZ-ja me siguri që do t’i keni ato”, tha ajo.

Daka këto komente i bëri në mbledhjen e sotme të KQZ-së. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori