Plazhe të ngjashme me ato tropikale, çmime të leverdishme, një vend ideal për të kaluar pushimet. Nga deti e kultura, te historitë dhe kënaqësitë, Shqipëria është destinacioni në zhvillim i Mesdheut, me një raport të mirë midis cilësisë dhe çmimeve. Një vend ende jo i njohur nga turistët, por që në të vërtetë fsheh plazhe që ngjasojnë me ato të Karaibeve dhe me një mikpritje që të lë mbresa.
Të thuash se do të shkosh në plazh në Shqipëri do të thotë të bësh pushime me çmime të ulta. Pjesa jugore është më spektakolare, me plazhe të bukura si kristal: nga Vlora në Sarandë e tutje në zonën nacionale të parkut të Llogorasë, një varg plazhesh, limanesh e qytetesh të vogla.
Saranda, kaq shumë e dashur për të rinjtë, njihet mbi të gjitha si një nga destinacionet më argëtuese në të gjithë bregun Adriatik. I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë saj ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit (tani është kthyer dhe në restorant me një pamje mahnitëse mbi qytetin dhe lagunën e Butrintit), ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit duhet të vizitohet patjetër. Ai është nën mbrojtjen e UNESCO-s që më 1992-shin dhe ka një sipërfaqe prej 2900 hektarësh. Biodiversiteti është i rëndësishëm duke pasur parasysh se përfshin 14 lloje kafshësh e 16 bimësh në rrezik zhdukjeje. Për ata që duan të kalojnë pushimet në Sarandë, një zgjidhje e mirë është marrja me qira e një apartamenti me të gjitha komoditetet.
Sa fillon të dalësh jashtë qytetit sheh një varg plazhesh, duke filluar nga “Heaven Beach”: siç edhe emri vetë e thotë, është një parajsë e vogël e rrethuar nga bimësi e dendur, një karakteristikë e këtij territori. Vetëm 14 kilometra më tutje gjendet Ksamili, me një varg gjiresh të bukura, e rrethuar nga shkëmbinj dhe me ujin kristal. Por, për të mos u humbur është edhe Syri i Kaltër i vendosur në shpatet perëndimore të Malit të Gjerë, duke vazhduar më pas me plazhin Pulëbardhat, një nga më të bukurit e Shqipërisë. Që aty mund të nisesh me varkë për të eksploruar dhe shijuar të gjitha bukuritë.
Vlora është një nga qytetet më të lashta të Shqipërisë. Më 733-in iu aneksua Kostandinopojës, duke iu dhënë kështu normanëve. Më 1464 u pushtua nga turqit dhe për një kohë të shkurtër ishte dhe veneciane. Jo larg Vlorës është edhe Jala, që ndodhet në jug të qytetit dhe pak kilometra më tutje ndodhet plazhi i Drimadhes, afër fshatit Vuno. Drimadhes është një magji e vërtetë: ka një rërë të artë dhe ujëra si kristal. Ju mund të rrini në kamp ose të merrni me qira një shtëpi njëkatëshe dhe të gëzoni një perëndim spektakolar, karakteristikë e Shqipërisë.
Plazhi Livadhja, që ndodhet në këmbët e kalasë së qytetit të Vlorës, është e përshtatur nga një bimësi e dendur dhe me mure shkëmbore në të dyja anët: edhe këtu deti është jashtëzakonisht transparent, dëshmi e një natyre që ruhet ende. Ngjitur me plazhin e Dhërmiut shtrihen të tjera plazhe dhe gjire, ku spikat Gjipeja përgjatë 2 km. Ju mund të shkoni me makinë, anije ose në këmbë për 15-20 minuta përgjatë rrugëve plot me vreshta. Mos humbisni Shpellën e Piratëve që dikur strehuan grabitqarët e detit dhe tani është e famshme për intimitetin e hapësirës së tij. /Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Flamuri shqiptar mungonte në Muzeun e Alfabetit, Arsllani: Lëshim i vogël, kemi pak të punësuar
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje