LAJMI I FUNDIT:

Pamje të rënda: Digjet ferma me 28 krerë lopë brenda (Foto)

Pamje të rënda: Digjet ferma me 28 krerë lopë brenda (Foto)

Zjarri që ka kapluar fermën e Muhamet Zeqririt nga Babushi i Muhaxherëve në orët e vona të natës së mbrëmshme, përveç opjektit i ka djegur edhe 28 krerë lopë nga 31 sa i kishte brenda në stallë.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë ekipet e zjarrfikësve, policia e Kosovës, ekipet e fornzikës si dhe ekipet e KEDS-it si dhe përfaqësues komunal nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Lipjan .

Feti Krasniqi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Lipjanit, ka thënë për FerizajPress, se menjëherë me të marr lajmin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me stafin e kësaj drejtori po bëjmë vlerësimin e dëmeve.


“Sapo kemi marrë informatën jemi në vendin e ngjarjes bashkë me stafin profesional dhe po bëjmë përpjekjet për vlerësimin që na takon ne si drejtorat dhe në harmoni me kapacitetet tona buxhetore. Na vije keq qe këtij fermeri i ka ndodhur kjo pasi është një nga fermerët potencial të komunës sonë dhe do të bëjmë përpjekje që me kapacitetet që i ka komuna t’i dalim në ndihmë” ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tha se në si Drejtori e Bujqësisë do të mundohemi të ndihmojmë aq sa na lejojnë mundësit buxhetore por adresa për një ndihmë më adekuate është Ministria e Bujqësisë.

Edhe pronari i fermës Muhamet Zeqiri i cili në këto raste e kishte të vështirë të pajtohej me këtë humbje të 28 krerëve lopë tha se momenti kur është vërejtur zjarri ka qenë shumë vonë të bëhet diçka.

Në momentin kur kemi vërejtur se zjarri ka kapluar fermën kam vrapuar që të shpëtojë atë që është e mundur por ishte shumë vonë. Kam hapur derën nga ku kanë dalë një lopë dhe dy viça por për të hyrë brenda ka qenë e pamundur.

Sipas Zeqirit zjarri ka mund të vije nga ndonjë defekt i rrymës por me këtë po merren ekipet e forenfzikës së Policisë së Kosovës dhe ekspertët e rrymës nga kompania KEDS.

Ekipet nga Komuna dhe Ndërmarrja ‘Pastërtia’ kanë filluar largimin e lopëve të ngordhura dhe po bën groposjen e tyre në lokacionin e caktuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori