Aktivistja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, ka shkruar për vdekjen e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl.
Ajo në një status në Facebook ka treguar se si Kohl i kishte premtuar NATO-s se do të hynte në luftë për Kosovën.
“Rol vendimtar Kancelari Kohl ka luajtur edhe në çlirimin e Kosovës nga kthetrat e Millosheviçit. Para zgjedhjeve në vjeshtë të vitit 1998, të cilat i humbi (dhe të cilat kancelar bënë Gerhard Schröder), Helmut Kohl në bisedë me SHBA-të dhe NATO-n pati premtuar: Gjermania do të jetë krah partnerëve të saj të NATO-s nëse kjo e fundit hyn në luftë, nëse intervenohet ushtarakisht për t’i shpëtuar qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Gërvalla, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Gërvallës:
“Faleminderit Helmut Kohl!
Kancelari gjerman Helmut Kohl u nda sot nga jeta në moshën 87-vjeçare. Sot populli gjerman dhe i gjithë spektri i gjerë politik e kujton me mirënjohje të thellë babanë e ribashkimit të Gjermanisë.
Sot Evropa kujton me respekt të thellë arkitektin e Evropës së bashkuar. Mençuria dhe intuita e shëndoshë politike, lojaliteti ndaj partnerëve, këmbëngulja deri në kokëfortësi në synimet e drejta politike, sjellja njerëzore ndaj vartësve dhe bashkëpunëtorëve janë vetëm disa nga tiparet me të cilat përshkruhet ky kolos i historisë moderne evropiane.
Rol vendimtar Kancelari Kohl ka luajtur edhe në çlirimin e Kosovës nga kthetrat e Millosheviçit. Para zgjedhjeve në vjeshtë të vitit 1998, të cilat i humbi (dhe të cilat kancelar bënë Gerhard Schröder), Helmut Kohl në bisedë me SHBA-të dhe NATO-n pati premtuar: Gjermania do të jetë krah partnerëve të saj të NATO-s nëse kjo e fundit hyn në luftë, nëse intervenohet ushtarakisht për t’i shpëtuar qytetarët e Kosovës. Ishte pjesëmarrja e parë e ushtarëve gjermanë në një luftë që nga Lufta e Dytë Botërore, për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Qeveria Schröder u gjet para fakteve të kryera, të trashëguara nga Helmut Kohl. Debatet shoqërore që e pasuan këtë vendim janë vetëm një prej dëshmive të shumta se sa i vështirë ka qenë ky hap për Gjermaninë.
Më shumë se 100.000 ushtarë gjermanë kanë shërbyer ndërkohë që nga viti 1999 në Kosovë në kuadër të KFOR-it për të mbrojtur Kosovën nga veprimet e pakontrolluara të Serbisë dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin e brishtë në Ballkan. Kosova sot është e lirë dhe e pavarur. Sa herë vjen 12 qershori jemi edhe më të ndërgjegjshëm që Millosheviçi kapitulloi para trupave të NATO-s, dhe Gjermania ishte pjesë e tyre. Faleminderit Helmut Kohl!“, ka shkruar Gërvalla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A