LAJMI I FUNDIT:

Harrojeni ‘Balenën Blu’, shihni çfarë kanë kapur peshkatarët në Durrës (Foto)

Harrojeni ‘Balenën Blu’, shihni çfarë kanë kapur peshkatarët në Durrës (Foto)

Ditët e fundit ka patur mjaft lajme rreth lojës së rrezikshme “Balena Blu”, por me sa duket ajo nuk qenka e vetmja me atë ngjyrë.

Kështu disa peshkatarë kanë kapur një peshkaqen në brigjet e Durrësit i cili për çudi ishte mjaft i madh.

Por ajo që u ra në sy të gjithëve ishte pikërisht ngjyra blu e këtij peshkaqeni.


Por duke parë formën dhe ngjyrën e këtij peshkaqeni të ‘çuditshëm’ dhe duke bërë një kërkim në ‘Google’ dhe më tej në “www.nationalgeographic.com”, lloji i këtij peshkaqeni është “Maki blu” ose i njohur nga studiuesit e peshkaqenëve si “peshku silurë”.

Ky lloj peshkaqeni nuk është i zakonshëm për ujërat e Adriatikut dhe Jonit, pasi ai qëndron në Atlantikun e Veriut, por i ndikuar nga shkaqe të ndryshme, ku më të shpeshtat janë ngatërrimi i rrymave të ftohta oqeanike me ato të ngrohta (çka dezorienton gjallesat e oqeanit, duke bërë që të ngatërrojnë habitatet e zakonshme), duket se edhe vizitorë të tillë na janë bërë peshqesh në ujërat e deteve tona.

Pas kapjes së një peshkaqeni “Tigër” (jo i zakonshëm për ujërat shqiptarë) vetëm disa ditë më parë pranë Kepit të Rodonit në Gjirin e Lalzit, Durrës, u zbulua dhe vra nga peshkatarët e paditur dhe pa informuar, edhe kjo specie e rrallë.

Por kujdes! “Maki blu” është një peshkaqen aspak “miqësor” dhe hyn në kategorinë e atyre që bashkë me llojin “Tigër” konsiderohen vrasës të njeriut.

“Maki blu” është një nga peshkaqenët më të shpejtë në botë dhe tërhiqet mjaftë nga zhurmat, sidomos ato të motorëve të barkave, skafeve dhe xhet-skive.

Edhe pse nuk arrin përmasa të mëdha si shumë peshkaqenë të tjerë, ‘Maki’ gjithsesi mbetet mjaft agresiv dhe një gjahtar i përsosur i oqeaneve.

Në brigjet e Amerikës së Veriut (Bregu Lindor i SHBA-ve dhe Kanada), në Islandë, Britani dhe zona të tjera me dete relativisht të ftohtë, janë shënuar dhjetëra raste të sulmeve të “Makit blu” te njerëzit.

Por edhe pse peshkatarët tanë po bëjnë “namin” duke kapur e vrarë lloje të ndryshme peshkaqenësh gjatë viteve të fundit, asnjë prej autoriteteve shtetërore që mbrojnë kafshët nuk u ka shpjeguar rrezikun dhe shumë pasoja të tjera degraduese që i vijnë si detit, ashtu dhe njeriut nga vrasja e këtyre specieve. /Mapo.al/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kalo në kategori