LAJMI I FUNDIT:

Conte i lumtur te Chelsea

Conte i lumtur te Chelsea

Chelsea raportohet se është siguruar që Antonio Conte do të jetë edhe në sezonin e ardhshëm pjesë e Chelseat.

Analisti i Sky Sport Italia, Gianluca di Marzio ka raportuar të enjtën mbrëma se lidhja mes Contes dhe Chelseat ka filluar të thyhet për shkak të mungesës së investimeve.

Sidoqoftë, Sky Sports i Britanisë ka konfirmuar se londinezët janë të kënaqur me Conten dhe s’kanë problem me të.


Drejtorët e Bluve, Michael Emenalo dhe Marina Ganovskaia janë në dijeni për investimet që duan t’i bëjnë.

Conte arriti të fitojë titullin me Chelsean në sezonin e parë. /Telegrafi/