LAJMI I FUNDIT:

Nga sot të gjithë kandidatët për deputet do të dinë sa u votuan nga qytetarët

Nga sot të gjithë kandidatët për deputet do të dinë sa u votuan nga qytetarët

Secili kandidat që ka garuar në këto zgjedhje mund t’i shoh rezultatet e votave nga secili vendvotim në tërë territorin e Kosovës.

Kjo do të mundësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes skanimit të secilit formular nga të gjitha vendvotimet në Kosovë dhe publikimit të tyre në faqen e KQZ-së.

Kjo formë e publikimit të rezultateve do të bëhet për herë të parë që nga përfundimi i luftës, kur Kosova organizon zgjedhje parlamentare dhe lokale.


Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi tha për KosovaPress, se kjo formë është bërë me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësimit të secilit kandidat që t’i shoh votat e tij në secilin vendvotim në gjithë Kosovën.

“Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë në faqen e tij të gjitha kopjet e skanimit të gjithë formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe skanimin e formularëve të rezultateve përfundimtare. Pra kësaj radhe subjektet politike, kandidatët dhe gjithë tjerët e interesuar mund të shohin të dhënat fotografitë e secilit vendvotim nga e gjithë Kosova”, tha Elezi.

Po ashtu, pas vendimit të KQZ-së, sot ka filluar edhe rinumërimi i 30 kutive që kanë qenë në karantinë, nga të gjitha vendvotimet në Kosovë, pasi gjatë procesimit të tyre, janë dal me parregullsi.

Zëdhënësi Elezi, theksoi se në bazë të dinamikës që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ky proces do të kryhet brenda disa orëve.

“Po, sot kemi filluar me rinumërimin e 30 kutive të votimit të cilat janë nga vendvotime të ndryshme nga të gjitha komunat e Kosovës. Për këtë rinumërim ka vendosur KQZ-ja pas rekomandimit të QNR-së, për arsye të ndryshme të cilat janë hasur gjatë pranimit të këtij materiali këtu në QNR. Këto vendvotime kanë qenë në karantinë për shkak se pas pranimit nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta”, tha Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit dhe certifikimi i tyre do të bëhet në fillim të muajit korrik.

KQZ ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve ku sipas KQZ-së koalicioni PDK-AAK-Nisma ka dalë e para me 34 përqind të votave, Lëvizja Vetëvendosje me 27 përqind, e pasuar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25 përqind si dhe Lista Serbe me rreth 6 përqind.

Në këto zgjedhje si asnjëherë më parë kanë rezultuar me mbi 52 mijë vota të pavlefshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori