LAJMI I FUNDIT:

Muhamet Mustafa kërkon nga KQZ hetim për votat e pavlefshme

Muhamet Mustafa kërkon nga KQZ hetim për votat e pavlefshme

Ish-deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ka bërë thirrje publike për të hetuar numrin e madh të votave të pavlefshme.

Ai ka shkruar në Facebook se kërkon publikisht nga KQZ dhe DnV që të bëjnë një auditim detal dhe profesional, që mund të konstatojë edhe fabrikimin eventual, dhe të sqarojë burimin dhe shkaqet se pse ka një numër kaq të madh votash të pavlefshme.

Ja postimi i Mustafes:


HETIM PER VOTAT E PAVLEFSHME

Kerkoj publikisht nga KQZ dhe DnV qe te bejne nje auditim detal dhe profefsional ( qe mund te kosntatoje edhe fabrikimin eventual) dhe te sqaroje burimin dhe shkaqet se pse kemi nje numer kaq te madh votash te pavlefshme.

Pak me pak se 10% vota te pavlefshme mund ta deformojne rezultatin zgjedhor dhe verdiktin e votuesve. Duhet te konstatohet sa vojon :

(1) Cilat jane shkaqet qe kane bere te shpallen kaq shume vota te pavlefshme, cilat jane gabimet teknike dhe cila eshte natyra e tyre?

(2) A ka mundur qe gjate numrimit te votave te shtohet numri i votave te pavlefshme dhe si ka qene kjo eventualisht e mundur ?

(3) Cila apo cilat Koalicionie/ Parti ose eventualisht kandidate per deputete kane qene me te demtuar me kete numer kaq te madh te votave te pavlefshme?

(4) A eshte proporcionale shtrirja gjeografike e votave te pavlefshme apo kemi nje koncentrim me te madh te ketyre votave ne rajone ?

Kete postim po e baj ketu ne forme te fteses publike, por ftoj te gjithe koleget e mije kandidate qe kete ta bejeme edhe zyratrisht. Kete mund ta beje edhe DnV. Aq me pare kur kjo organizate ende nuk e ka sqaruar kete fenomen.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori