LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup u shënua Dita botërore e dhurimit të gjakut

Në Shkup u shënua Dita botërore e dhurimit të gjakut

Në Shkup u shënua Dita botërore e dhurimit të gjakut. Me këtë rasat, Suzana Tuneva-Paunovska nga Kryqi i Kuq tha se gjatë vitit ka 365 aksione të gjakdhënies, kurse mbi 18 mijë njerëz ofrojnë gjak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo bëri të ditur se gjithnjë kanë arritur të realizojnë atë plan që e kanë paracaktuar – mbledhja e 55 mijë njësive gjaku. AIM bën të ditur se motoja e sivjetme është ”Mos prit që të ndodhë fatkeqësia. Çfarë mund të bësh? Dhuro gjak. Dhuro tani. Dhuro shpesh”./Telegrafi/