Të zgjuarit për të filluar agjërimin ose siç njihet të zgjuarit në syfyr ka bërë që shumë myslimanë të kenë shpëtuar nga më e keqja, pasi një ndërtesë shumëkatëshe ishte përfshirë në orët e hershme të mëngjesit në Londër.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, banorët kanë treguar se si nuk kanë dëgjuar alarmet kur zjarri përfshiu bllokun e kullave 24-katëshe në Londrën Perëndimore.
Por, siç thuhet më tej, ata u njoftuan për zjarr nga banorët e tjerë, disa prej të cilëve mund të kenë qenë myslimanë të cilët ishin të zgjuar herët në mëngjes për të thyer agjërimin e tyre dhe ishin ndër të parët që vunë re zjarrin.
Zjarri shpërtheu jo shumë kohë pas mesnatës dhe kur shumë njerëz që jetonin brenda ndërtesës ishin në gjumë.
Dhe myslimanët ishin midis njerëzve, të parët në vendngjarje pasi njerëzit u evakuuan nga Grenville Tower.
Andre Barroso, 33 vjeç, i tha The Independent: “Myslimanët luajtën një rol të madh në shpëtimin e njerëzve duke u larguar nga aty”.
“Shumica e njerëzve që unë mund të shihja ishin myslimanë. Ata gjithashtu kishin marrë me vete ushqim dhe rroba”.
Ai tha se shumë njerëz ende po kërkonin për miqtë dhe të afërmit që jetonin brenda ndërtesës.
Shumë njerëz kanë dhuruar ujë, ushqim dhe veshje në kishën e afërt të Shën Clement, ku vendasit kanë marrë strehim. Të tjerët po shpërndanin shishe me ujë për ata që prisnin jashtë.
“Të gjithë po kontribuonin në mënyrën e tyre. Ishte e mrekullueshme të shihje të gjithë të bashkuar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251