LAJMI I FUNDIT:

“Një nënë doli nga banesa me gjashtë fëmijët e saj. Kur mbërriti poshtë kishte vetëm katër”: Banorët dëshmojnë skenat rrëqethëse të zjarrit që përfshiu ndërtesën në Londër (Foto/Video)

“Një nënë doli nga banesa me gjashtë fëmijët e saj. Kur mbërriti poshtë kishte vetëm katër”: Banorët dëshmojnë skenat rrëqethëse të zjarrit që përfshiu ndërtesën në Londër (Foto/Video)

Një grua me gjashtë fëmijë që po përpiqej të arratisej nga kati 21 i bllokut të kullave të Londrës, këtë mëngjes në fund e kuptoi se dy prej tyre ishin humbur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Po sipas këtyre medieve, dhjetëra rrëfime të dëshmitarëve okularë kanë filluar të dalin nga zjarri i bllokut të kullës 27-katëshe të Londrës këtë mëngjes, ku banorët pretendojnë se njerëzit janë ende të mbërthyer brenda ndërtesës – ku jetonin 600 njerëz.


Ka pasur një ‘numër të viktimave’ në zjarr në Grenfell Tower në perëndim të Londrës, komisioneri i zjarrfikësve të Londrës, Dany Cotton, u ka thënë gazetarëve.

Një banor përshkroi se si njerëzit “po i gjuanin fëmijët” e tyre jashtë, duke ulëritur “shpëtoni fëmijët e mi”.

Banorja lokale Tamara i tha BBC News: “Rreth orës 1 të natës mami im më thirri dhe tha se ishte një zjarr jashtë. Me kalimin e kohës kuptova se e gjithë ndërtesa ishte përfshirë nga zjarri”.

“Zjarrfikësit, ambulanca dhe policia nuk mund të bënin asgjë, ata nuk mund të hynin dhe po u thoshin banorëve që të qëndronin aty ku janë sepse do të shkonin për t’i marrë. Por gjërat shpejt u përshkallëzuan përtej masës dhe ata nuk mund të ktheheshin dhe t’i merrnin ata”, ka rrëfyer më tej ajo.

“Brenda 15 minutash e gjitha ishte në flakë dhe kishte njerëz në dritare duke bërtitur ‘Më ndihmoni’. Ne mund të shihnim zjarrin duke përfshirë banesat e tyre dhe ata duke u ngufatur aty.

Një tjetër dëshmitare, Samira, i tha BBC News: “Zjarri u përshkallëzua me të vërtetë shpejt. Rreth mesnatës zjarri ishte vetëm rreth katit të tretë dhe më pas, të gjithë katet e ndërtesës ishin në zjarr dhe kishte njerëz që bërtitnin për ndihmë dhe duke hedhur fëmijët jashtë”.

“Unë mendoj se të gjithë ndiheshin të paaftë, sepse askush nuk mund të arrinte tek ata. Të gjithë ishin me të vërtetë të frikësuar dhe nuk dinin çfarë të bënin dhe ishte vërtet e trishtuar për të parë. Këta janë të gjithë njerëzit me të cilët u rritëm dhe njerëzit që shihnim çdo ditë, sikurse fqinjët tanë”.

“Kishte shumë njerëz atje – fëmijë, njerëz të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara; Anëtarët e familjes sime, të cilët fatmirësisht ia arritën të dalin. Por ende ka shumë njerëz që mund të kenë mbetur brenda”.

“Unë pashë njerëz që fluturonin nga ballkonet dhe dritaret e tyre. Pashë një burrë që fluturoi nga dritarja e tij, pashë njerëz që bërtitnin për ndihmë. Ne pamë shumë njerëz që u tentonin të largoheshin, që në fakt nuk e bënë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Botë
Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Kalo në kategori