LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësi i guximshëm vazhdon të përballet me zjarrin e egër, pavarësisht se mbeturinat e zjarrit binin mbi të (Video)

Zjarrfikësi i guximshëm vazhdon të përballet me zjarrin e egër, pavarësisht se mbeturinat e zjarrit binin mbi të (Video)

Pamje të ndryshme janë publikuar në të cilat shihet tmerri që kanë përjetuar banorët afër një ndërtese shumëkatëshe “Grenfell Tower” të përfshirë nga zjarri në Londër.

Dhe një e fundit, përcjell Telegrafi, tregon momentin kur një zjarrfikës i guximshëm vazhdon të përballet me një zjarr të egër pavarësisht se u mbulua me mbeturina të zjarrit.


“Një nënë doli nga banesa me gjashtë fëmijët e saj. Kur mbërriti poshtë kishte vetëm katër”: Banorët dëshmojnë skenat rrëqethëse të zjarrit që përfshiu ndërtesën në Londër (Foto/Video)
Lexo po ashtu “Një nënë doli nga banesa me gjashtë fëmijët e saj. Kur mbërriti poshtë kishte vetëm katër”: Banorët dëshmojnë skenat rrëqethëse të zjarrit që përfshiu ndërtesën në Londër (Foto/Video)

Siç shkruajnë mediat britanike, Brigada e Zjarrfikësve kishte arritur në vendin e ngjarjes, brenda gjashtë minutave që nga telefonata e parë, duke 200 zjarrfikës nga 40 stacione.

Nga ky zjarr janë konfirmuar edhe viktime, edhe pse numri i tyre ende nuk është bërë i ditur.

Pesë spitale thuhet të jenë duke u marrë me trajtimin e të lënduarve.

Dëshmitarët kanë thënë se zjarri ka përfshi me shpejtësi ndërtesën që nga momenti i fillimit në katin e katërt. /Telegrafi/