Në një intervistë për mediumin kroat Vecernji List, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet e mundshme mes dy vendeve pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, si dhe në marrëdhëniet me Kroacinë.
Ndër tjerash, siç shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, presidenti Thaçi ka komentuar mbi rolin e Rusisë në Kosovë, por edhe në rajon.
Po ashtu, Thaçi, ndër tjerash ka folur edhe për përcaktimin e Kosovës në luftën kundër radikalizmit islamik dhe terrorizmit.
“Kosova ka krijuar një kulturë politike me organizimin shumë të mirë të zgjedhjeve, të cilat janë pranuar nga të gjitha partitë politike dhe bashkësia ndërkombëtare. Dhe në këtë fushatë zgjedhore, të gjitha partitë politike kanë treguar një kulturë të lartë të debatit, në bazë të programeve dhe ofertës konkrete. Pa marrë parasysh se kush do të formojë qeverinë pas zgjedhjeve, ajo që ne tani e dimë është se ajo do të jetë qeveri e drejtuar drejt NATO-s dhe BE-së, i cili është i vetmi orientim i qytetarëve dhe politikanëve në Kosovë”.
Ndërkaq sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Thaçi ka thënë se Kosova dhe Serbia janë dy shtete të pavarura.
“Për pesë vjet zhvillojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Në vitin 2013, kemi arritur marrëveshjen e parë për zgjidhjen e paqes e mosmarrëveshjeve midis nesh, pas një shekulli të tërë të konfliktit. Dialogu mes dy vendeve tona nuk ka alternativë”, citohet të ketë thënë Thaçi.
Gjithsesi, sipas tij, veprimet e pamatura, të tilla si ai me trenin dhe ai me murin në Mitrovicë, nuk ekzistojnë më.
“Sa për ushtrinë, secili shtet i pavarur ka ushtrinë e vet. Dhe Kosova do të ketë ushtrinë e vet, e cila do të jetë forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s, forcë multietnike në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Forcat e Armatosura të Kosovës do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore. Në fakt, një kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ballkan, janë bazat ruse në Serbi”, ka thënë ndër tjerash presidenti Thaçi për Vecernji list. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë