LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i motit në Maqedoni, sjell probleme për të sëmurët kronik

Ndryshimi i motit në Maqedoni, sjell probleme për të sëmurët kronik

Moti jo stabil dhe luhatja e temperaturave në periudhën e fundit, kanë sjellë përkeqësim në shëndetin e qytetarëve. Javëve të fundit gjatë paraditës ka mbizotëruar mot i nxehtë dhe me diell, ndërkaq pasdite ka pasur reshje të dendura të shiut. Të anketuarit e Alsat thonë se kjo gjendje e pa qëndrueshme e motit shpesh është manifestuar me ngritjen e lartë të tensionit të gjakut dhe me probleme të theksuara në sistemin frymëmarrjes.

Mjekët thonë se ka pasur rritje të numrit të pacientëve si pasojë e motit, ndërkaq më shumë këtë gjendje e kanë vuajtur të sëmurët kronik. Por përjashtim nuk ka edhe tek të porsalindurit dhe te të moshuarit .


“Të gjithë të sëmurët kronik, si psh: ata me sëmundje kardio vaskulare, shtypje të lartë të gjakut, sëmundjet në sistemin e frymëmarrjes, si është astma, dhe alergjikët në përgjithësi dolën në shesh dhe kemi keqësim të situatës te këta persona, sidomos te atyre që nuk marrin terapi të rregullt”, deklaroi për Alsat, mjeku Sedat Lumani.

Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se mot i ngjashëm do të jetë edhe nesër, ndërkaq nga e diela pritet rritje e vranësirave dhe reshje lokale të shiut të cilat në disa pjesë të vendit do shoqërohen me vetëtima. Nga e hëna përsëri pritet të mbizotërojë mot i nxehtë me diell ku do kemi rritje të theksuar të temperaturave.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori