LAJMI I FUNDIT:

Veseli : Fillimi i Ri është Kosova sovrane dhe e zhvilluar

Veseli : Fillimi i Ri është Kosova sovrane dhe e zhvilluar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar në Fushë Kosovë platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”, e cila garanton sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm i cili siguron rritjen e pagave prej 30 për qind për të gjithë punëtorët e sektorit publik si dhe mbështetje për bizneset, ndërmarrësit dhe fermerët.

“Fillimi i Ri është Kosova sovrane, Kosova perëndimore, Kosova e zhvilluar. Nuk kemi kohë me humb, nuk kemi kohë me u marr me vetveten. Derisa me flasim për vendin tonë, për atdheun tonë, duhet me ditë se ka të tillë që nuk e dojnë Kosovën. Ka edhe të tillë që duan të ndërtojnë mure, ka edhe të tillë që mendojnë me sjell trena. Ka të tillë që prapë kanë ëndrra me prekë rininë e Kosovës. Kjo është ajo që ne mos tu lejojmë atyre më kurrë. Ta forcojmë sovranitetin e shtetit tonë”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së tha se prioritet kryesor i Fillimit të Ri është fuqizimi i ndërmarrësve dhe mbështetja e fermerëve duke e rritur buxhetin e subvencioneve dhe granteve nga 58 milionë sa është ta i, në 120 milionë euro.


“Do të fuqizojmë sektorin e ndërmarrësisë. Ky do të jetë një nga prioritetet tona të para pas 11 qershorit. Në qeverisjen e ardhshme të koalicionit të madh të Fillimit të Ri të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, të udhëhequr nga PDK, do të jetë orientim i tërësishëm ekonomik, fuqizim ekonomik i vendit tonë, fuqizim i ndërmarrësve. Në të njëjtën kohë, do të fuqizojmë, do të përkrahim, do të rrisim kapacitetet e tyre veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Fermerët tanë do të përkrahen anekënd vendit. Ata duhet ta dinë se e kanë përkrahjen e institucioneve, në të njëjtën kohë duhet të punojnë edhe më fuqishëm në mënyrën që të zhvillojnë fermat e tyre, ti zgjerojnë ato, ti zgjerojnë kapacitetet e tyre prodhuese, të profesionalizojnë veprimtaritë e tyre ndërmarrëse në sektorin e bujqësisë duke e shndërruar ndërmarrësinë e tyre nga një bujqësi tradicionale në një bujqësi industriale, në m ënyrë që të kemi më shumë prodhime vendore dhe vende të reja pune”, tha Veseli.

Veseli tha se në boshtin e zhvillimit ekonomik, Fillimi i Ri parasheh angazhimin e të rinjve dhe grave duke u hapur perspektivë në punësim dhe krijim të vendeve të reja të punës.

Duke qenë në Fushë Kosovë ku 30 për qind të qytetarëve janë nga Lugina e Preshevës, Veseli tha se qeveria e Fillimit të Ri do ti ndihmoj ata dhe do të punojë që shqiptarët të jetojnë në trojet e tyre në Luginë.

Në trend

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Kalo në kategori