LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët propozojnë Fatime Fetain për Kryeprokurore të Maqedonisë

Qytetarët propozojnë Fatime Fetain për Kryeprokurore të Maqedonisë

Një peticion online ka filluar që të mblidhet në Maqedoni dhe ka të bëjë me çështjen e Kryeprokurorit të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarëve u kërkohet që ta mbeshtetin këtë peticion për të propozuar një kandidat të ri për këtë post kaq të rëndësishëm. Propozimi është që Fatime Fetai, pjesë e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të emërohet në këtë pozitë.

Mirëpo, ajo nuk i plotëson kushtet për të qenë Kryeprokurore. Për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë më së paku tetë vite punë në gjyqësi, kurse Fetai ka rreth pesë vite. Peticioni mund të nënshkruhet në këtë vegëz./Telegrafi/