LAJMI I FUNDIT:

Osmani takimin e parë zyrtar e realizoi me Zhbogar: Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik

Osmani takimin e parë zyrtar e realizoi me Zhbogar: Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takimin e parë zyrtar pas emërimit të tij, me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar. Në takim është biseduar për prioritetet për të cilat do të punojë qeveria e re në periudhën e ardhshme, në kuadër të aktiviteteve dedikuar integrimit në BE.

“Jemi të ballafaquar me sfida të mëdha për të kompensuar kohën e humbur për shkak të krizës së zgjatur politike, dhe kthimin e vendit në rrugën drejt integrimit në BE. Shpresojmë se do ta arrijmë këtë në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë faktorët relevant në vend, me mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtarë, dhe në veçanti në partneritet me Komisionin Evropian dhe Delegacionin e BE-së”, ka thënë Osmani në takim.

Në fund të takimit, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ambasadori Zhbogar u dakorduan se duhet të punohet intenzivisht në reformat, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë dhe Parlamentit në periudhën e ardhshme, me qëllim që të zbatohen reformat e nevojshme për të siguruar kushte, në nivel nacional dhe ndërkombëtar, për qasjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori