Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu ka thënë se situata në mes partive serbe në veri të Kosovës është mjaft e brishtë, të cilat janë shoqëruar me disa incidente në Leposaviq.
Braathu u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike në vend që të respektojnë të drejtën e votës për secilin person.
Ai këto komente i bëri në vizitën që sot pati në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ku ua dorëzoi formularin e ankesave të alfabetit Brail për personat e verbër.
“Situata është mjaft e brishtë, fatkeqësisht kanë ndodhur disa incidente sidomos në Leposaviq, ju kujtohet që OSBE së bashku me ambasadën amerikane ka lëshuar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës iu bëjmë thirrje që të sigurohet një proces fer dhe i drejtë dhe me atë rast kemi dënuar çdo rast të kërcënimit. Fatkeqësisht po shohim shenja që këto kërcënime po vazhdojnë në disa lokalitete. Kërcënimet dhe dhuna nuk kanë fare vend më vendet dhe proceset demokratike. Ne iu bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë të drejtën e secilit person , të votojnë lirshëm secili person ashtu siç ia merr mendja në mënyrë që të sigurohet vërtet një proces i lirë, i drejtë dhe paqësor zgjedhor. Do të ishte tragjike sikur të cenohej jeta e njeriut në një proces zgjedhor si pasojë e ngritjes së tensioneve”, tha Brathu.
Shefi i OSBE-së tha se më anë të formularëve për alfabetin e Braillit personat e verbër do të kenë mundësi të kenë qasje të plotë në këtë proces zgjedhor.
“Kemi arritur t’iu ndihmojmë në prodhimin e këtyre formularëve, të cilët do të ndihmojnë të gjithë personave të verbër që të kenë qasje të plotë në procesin zgjedhor, përfshirë edhe në dorëzimin e ankesave. Kjo është për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për tu mundësuar qasje të gjithë personave që të kenë qasje të plotë në proceset zgjedhore dhe qasje në jetën publike”, tha ai.
Ndërkaq, kryetarja e PZAP, Gyltene Sylejmani tha se janë përgatitur gjithsej 500 formularë për ankesa në alfabetin Brail dhe këta formularë do të iu japin mundësi personave të verbër të raportojnë për çdo shkelje që do të mund të iu bëhet atyre.
“Personat me aftësi të kufizuara do të kenë qasje në informacione lidhur me paraqitjen e ankesave për shkeljen eventuale gjatë zgjedhjeve…..Të shfrytëzojnë këtë mundësi, të marrin pjesë në mënyrë të barabartë me të gjithë kandidatët tjerë dhe të shprehin pa kënaqësitë e tyre nëpërmjet procedurave të ankimimit”, tha ajo.
Ndërkaq përfaqësuesi nga shoqata e të verbërve, Bekim Krasniqi ka falënderuar PZAP që kanë marr parasysh kërkesën e tyre dhe këtyre personave iu kanë dhënë mundësi të jenë të barabartë me personat tjerë.
“Ne do t’iu bëjmë thirrje të gjithë personave të verbër që të jenë pjesë e procesit zgjedhor të votimit dhe pastaj të në rast se vërejnë ndonjë shkelje apo pakënaqësi të tyre ta shprehin duke e shfrytëzuar këtë formular që është risi në vendin tonë”, tha Krasniqi.
Formularët për ankesa në alfabetin Brail për personat e verbër është i shkruar në gjuhën shqipe, serbe dhe turke. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhavit Haliti: PDK-ja do t’i trajtojë me dinjitet vlerat e luftës së UÇK-së
Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvicit: Është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite