LAJMI I FUNDIT:

Beogradi përfshihet në fushatë për Listën Serbe (Video)

Beogradi përfshihet në fushatë për Listën Serbe (Video)

Serbët të martën në mesditë nisën marshin në fshatin Uglar të Fushë Kosovës.

Atyre u printe zëvendëskryeministri në detyrë  i Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili po i drejtonte në tubimin  parazgjedhor të Listës Serbe.

Programi s’ka si të nis ndryshe përpos me himnin e Serbisë, ndonëse gara po bëhet në zgjedhjet nacionale të Kosovës.


Por, në tubimet e Listës Serbe, pati edhe përfaqësues të Beogradit.