LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe me spot kundër Ushtrisë së Kosovës (Video)

Lista Serbe me spot kundër Ushtrisë së Kosovës (Video)

Mesazhe kërcënuese për mos krijimin e ushtrisë dhe funksionalizimin e plotë të  shtetit të Kosovës janë lansuar së fundmi në një spot të Listës Serbe. Partia e cila garon në zgjedhjet nacionale ka publikuar spotin e fushatës ku përdoren pamje filmike të kohës kur Ramush Haradinaj ishte pjesë e UÇK-së.

Në këtë sport paraqitet harta e Serbisë, dhe territori i Kosovës si pjesë e pandarë nga Serbia.

Në narracionin e këtij spoti televiziv për zgjedhjet e 11 qershorit, Lista Serbe fton qytetarët që ta votojnë në mënyrë që të ta ndalojnë formimin e Ushtrisë dhe që të ruajnë institucionet paralele serbe të mos shuhen.


“Zgjedhjet që do të vinë do të jenë vendimtare për popullin tonë. Çdo votë ka rëndësi vendimtare që ta parandalojmë formimin e të ashtuquajturës ushtri e Kosovës në shtëpinë tonë, t’i ruajmë nga shuarja institucionet të Republikës së Serbisë, të mbrojmë ekzistencën e kërcënuar të serbëve në Kosovë (e Metohi). Të gjithë e dimë të vërtetën. Tash është koha të jeni të bashkuar”, thuhet në spotin partiak të Listës Serbe, trasnmeton Kallxo.com.

Në këtë spot televiziv gjithashtu përmendet se Lista Serbe është e vetmja parti që ka mbështetja nga Beogradi.

Në videon e publikuar, shihen pamjet e Ramush Haradinajt sa ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si komandant i zonës së Dukagjinit si dhe një parakalim të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në këtë spot televiziv për zgjedhjet e 11 qershorit ka zënë vend edhe ish-kryeministri serb, tani president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Neni 33 i ligjit për zgjedhje i përcakton veprimet e ndaluara të subjekteve politike gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Paragrafi i i Nenit 33 të ligjit për zgjedhje e përmend qartë se ndalohet përdorimi i gjuhës që nxit ose provokon të tjerët.

“Përdorimi i gjuhës, në formën e shkruar ose gojore, që nxit ose provokon, ose që mund të nxisë ose provokojë, një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave tjerë ose pasurisë, ose e cila nxit apo mund të nxisë urrejtje kundrejt të tjerëve, ose duke publikuar ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo lloj materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë”, thuhet në ligjin për zgjedhje.

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori