LAJMI I FUNDIT:

Dikur këndonte në duet me Genën, sot kandidon për deputete në radhët e AAK-së (Foto/Video)

Dikur këndonte në duet me Genën, sot kandidon për deputete në radhët e AAK-së (Foto/Video)

Muajt e fundit kemi pasur rastin të shohim shumë aderime të emrave të njohur në parti të ndryshme politike.

Shumë artistë vendosën që t’u bashkohen partive në mbështetje të zgjedhjeve, të cilat pritet të mbahen më 11 qershor.

Xuxi muajin e kaluar aderoi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por nuk kandidoi për deputet në Kuvend.


Xuxi aderon në AAK, flet për hyrjen në parti: Nuk do ta lë anash as muzikën
Lexo po ashtu Xuxi aderon në AAK, flet për hyrjen në parti: Nuk do ta lë anash as muzikën

Megjithatë njëlloj nuk ka vepruar një këngëtare tjetër, e cila ka vendosur ta sprovojë veten si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës në radhët e AAK-së.

E kjo është këngëtarja Xhyljeta Gërxhaliu – Kuçi, e njohur si Xhuli.

Vite më parë ajo kishte sjell në treg disa këngë, ndër to edhe një bashkëpunim me këngëtarin Gena, këngën “Po fantazoj”, e cila ishte pritur mirë nga publiku.

Tani që nuk po merret më me muzikë, mbet të shihet se a do të grumbullojë votat e duhura për në ndonjërën nga ulëset e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=SWC5ItcygX4