LAJMI I FUNDIT:

VV: Në Studençan të Therandës, në sallën ku po mbanim tubim hidhet lënda shpërthyese nga jashtë

VV: Në Studençan të Therandës, në sallën ku po mbanim tubim hidhet lënda shpërthyese nga jashtë

Lëvizja Vetëvendosje thotë se në mbrëmjen e së dielës dikush është përpjekur të prishë tubimin e saj në fshatin Studençan të Therandës. Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të VV-së.

“Sulm me mjete shpërthyese në tubimin e Lëvizjes

Rritja e madhe e VETËVENDOSJE!-s i ka nxjerrë nga takti koalicionet e territ.


Sot, në mbrëmjen e datës 4 qershor, disa persona janë përpjekur të prishin tubimin e VETËVENDOSJE!-s në fshatin Studençan të Therandës. Pasi që s’kanë mundur ta pengojnë tubimin ata janë larguar, e më vonë salla ku mbahej tubimi është sulmuar nga jashtë me një përzierje lëndësh shpërthyese. Fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim njerëzor.

Por sulmi ndaj shkollës është akt qyqar në vetvete, sidomos kur kjo është bërë me synim prishjen e tubimit të Lëvizjes, në të cilin merrnin pjesë kandidatët Donika Kadaj dhe Dugagjin Palushi.

Nga policia presim zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.

Ky gjest mjeran tregon parehatinë e ish-pushtetit përballë përparimit të pandalshëm të Lëvizjes.

Ata po i tuten debateve, po i tuten ballafaqimeve politike, e tuta e tyre po shndërrohet në panik.

Por ndryshimi po vjen, drejtësia po vjen, e me fitoren e Lëvizjes krimi do të marrë goditjen më të madhe.

Asgjë nuk e ndal fitoren me zemër”, thuhet në njoftim!

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori