Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Blerim Kuçi po mbështetet me të madhe nga qytetarët e komunës së Therandës për zgjedhjet e 11 qershorit.
Ai, ka zgjedhur kontaktin e drejtpërdrejt me bashkëvendësit e tij në qytet por edhe nëpër fshatrat e komunës dhe më gjerë, për të bashkëbiseduar në lidhje me ofertën qeverisëse të koalicionit PDK-AAK-NISMA, me kryeministër Ramush Haradinaj.
Qytetarë të shumtë po i bashkohen çdo ditë ekipit dhe vizionit të Blerim Kuçit nëpër familje, lagje, fshatra e qytete. Tubime të mëdha, në mbështetje të Blerim Kuçit, janë organizuar edhe në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, nga të rinjtë kryeqytetas, studentë të rajoneve të ndryshme të vendit, biznesmenë, miq e familjarë. Shumë prej tyre kanë mbushur rrjetet sociale me foto dhe mesazhe mbështetëse nga këto aktivitete.
Blerim Kuçi, është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, në listën e koalicionit PDK AAK NISMA me numër 26.
Kuçi është sekretar organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai, në zgjedhjet lokale të vitit 2009, kishte shkaktuar sensacion, duke arritur të shënoj fitore bindëse për kryetar të Therandës, kundrejt kandidatit të LDK-së, parti kjo që e konsideronte Therandën, bastion të pamposhtur të saj.
Gjatë mandatit të tij në krye të komunës, Theranda mori çmimin e parë për qeverisje nga organizata me renome botërore.
Blerim Kuçi, njihet edhe si biznesmen shumë i suksesshëm, i cili ka arritur të krijojë shumë vende pune si dhe të ndihmojë shumë familje në nevojë si dhe të ndajë dhjetëra bursa për studentë për vite me radhë. Motoja e fushatës së tij është “Ka ardhë koha, për shtet të vërtetë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë