LAJMI I FUNDIT:

Refugjatja kosovare, e cila u dëbua me dhunë nga Gjermania për në Beograd

Refugjatja kosovare, e cila u dëbua me dhunë nga Gjermania për në Beograd

Një grua 67 vjeçare nga Kosova është dëbuar në mënyrë të dhunshme nga kampi i refugjatëve ku ishte duke qëndruar në Gjermani.

Sipas banorëve të kampit ku ajo jetonte së bashku me ta në kamp në Windprechtstrase, u dëbua në mes të natës nga rreth dhjetë policë, kjo i kishte zemëruar banuesit e kampit.

Nga qyteti i Frankfurtit ajo u dërgua në kryeqytetin serb Beograd, edhe pse Sevdija nuk ka asnjë familjarë aty.


Mirëpo policia e ka mohuar këtë. Oficeri i policisë Siegfried Hartmann ka thënë se kanë qenë vetëm dy ekipe të policisë me gjashtë persona.

“Ajo u lejua të flinte rreth tre orë në një dhomë të dhomë të Inspektoratit Policor, përpara se ta dërgonim në Frankfurt. Gjithashtu një oficer i policisë i kishte dhënë asaj edhe kafe, sepse ajo nuk kishte para të mjaftueshme. Po ashtu ajo ka biseduar edhe me një mjek para se të fluturonte në Beograd”, ka treguar oficeri i policisë Hartmann.

Sevdija ka qëndruar në Beograd për dy javë. Atje ajo jeton në një vend ku njerëzit e pastrehë flenë në një tendë, tregon ndihmësja e refugjatëve, Matthias Schopf-Emrich.

“Ajo ishte plotësisht e vetme atje dhe nuk do të kishte mjete financiare në dispozicion, jam në kontakt me dy djemtë e saj, të cilët njihen dhe jetojnë në Gjermani. Ata janë duke u përpjekur për të gjetur strehim për nënën e tyre kështu që ajo ka një adresë të raportimit. Sepse vetëm me një adresë mund të sëmuret dhe kështu ajo mund të marrë ilaçet e saj të nevojshme urgjente”, ka treguar ndihmësja e refugjatëve Schopf-Emrich, transmeton Insajderi.

Matthias Schopf-Emrich ka thënë se kjo gjendje nuk do të duhej të kishte ardhur deri këtu, kjo ka të bëjë me një grua të, kjo është një rast humanitar, një rast që duhet të ishte diskutuar më parë dhe jo thjesht të kryhet kaq lehtë”, ka thënë ajo.

Familja e Sevdijes është e komunitet romë. Ajo jeton me djalin, kunatën dhe katër nipërit e mbesat, në një kamp në Windprechtstrase për gjashtë vjet.

Familja vjen nga Kosova ku nga atje u dëbua ndërsa burrin e saj e kishin vrarë gjatë kohës së luftës.

Këshilli i Refugjatëve në Augsburgm tregon se “bashkëshortin e Sevdijes e kishin rrahur për vdekje, ndërsa Sevdija ishte traumatizuar që nga ajo kohë dhe nuk është duke bërë mirë psikologjikisht, ajo çfarë ka përjetuar ajo”, thotë Schopf-Emrich.

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, Zyra Qendrore për të Huaj është duke shqyrtuar nëse Sevdija mund të udhëtoj për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori